Tiranë-Elbasan, sigurohet financimi, Gjiknuri: 14 mln dollarë për ta mbyllur

April 18, 2018 18:25

Tiranë-Elbasan, sigurohet financimi, Gjiknuri: 14 mln dollarë për ta mbyllur

Qeveria synon që të përfundojë brenda këtij mandati të gjitha akset kombëtare rrugore. Ambicia u njoftua nga ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri gjatë raportimit të punës për këtë gjashtëmujor para grupit parlamentar socialist.

Gjiknuri tha se aksi Qukës – Qafë- Plloç kërkon 50 milionë dollarë të tjera dhe fajësoi për këtë projektin e dobët.

“Janë projekte jo të mira, me ura që kanë disnivele. Edhe në Kukës-Morinë u nis me rrugët dhe u lanë për në fund urat. Do ta përfundojmë atë segment me 11 mln euro. Këto janë kosto të projekteve të menaxhuara keq të së kaluarës”, deklaroi ai.

Një tjetër aks problematik, afatet për përfundimin e të cilit janë vetë pa afate, është rruga Tiranë-Elbasan. Gjiknuri premtoi përmbylljen e këtij aksi brenda këtij viti, por që do të kërkojë 14 mln dollarë shtesë.

“Kemi marrë konfirmim për financimin shtesë për pjesën e 14 mln dollarë që do të hidhen për të përfunduar segmentin nga zona e Ibës në Tunelin e Elbasanit. Brenda këtij viti edhe ai aks përfundon plotësisht”, u shpreh ministri.

Sa i takon Rrugës së Arbrit, që do të ndërtohet sipas skemës partneritet publik-privat puna pritet që të nisë shumë shpejt.

“Kontrata ka hyrë në fuqi. Para 3 ditësh kompania ka dorëzuar projektin e detajuar”, u shpreh ministri.

Me financim nga buxheti Gjiknuri premtoi aksin Kardhiq-Delvinë dhe Unazën e Madhe në Tiranë, ndërsa tha se brenda këtij viti do të mbyllet puna për bypass-in e Fierit, ndërsa për atë të Vlorës tha se kërkohet më shumë kohë.

o.j/dita

April 18, 2018 18:25
Komento

8 Komente

  1. demo April 18, 18:48

    Kostot e rrugeve ne Shqiperi jane me te lartat ne Bote,megjithese lenda e pare grabitet me kosto minimale,prane rrugeve,ne shtreterit e perrenjve dhe lumenjve,ne kodrat,shkembenjte, skarpatat buze rrugeve.
    Kompanite oligarke qe fitojne tenderat nuk marrin persiper punime pa fitime qe fillojne me 200% te shpenzimeve.Shitja dhe shkaterrimi i kompanive shteterore te rrugeve(sic ishte NISH Rruga-Ura) coi ne shpenzime marramendese dhe me cilesi te dobet.Po krijoje nje kompani shteterore qe te rivalizoje privatin dhe shihe mor shtet leshi se si bie kosto e rrugeve.Jo vetem kaq,por ka edhe pergjegjesi per cilesine dhe riparimin ne raste si ai i rruges se kombit.Privati te le rrugen pa mbaruar,mu mbaruan fondet dhe can e iken,.Deri tani nuk eshte denuar asnje privat per cilesuine e dobet.Po e hodhe ne gjyq,ai te nxjerr rushfetet qe te ka dhene.

    Reply to this comment
  2. Merqez Katunari April 18, 19:36

    O qeveri e lodhur mbylleni ate dreq rruge se deri tani nje lesh keni bere. Keni edhe nja dy km rruge nga rruga nacionale deri tek syri i kalter ne sarande qe eshte bere per turp me gjithe ata te huaj qe vijne ne vere dhe i mbyt pluhuri dhe gropat

    Reply to this comment
  3. mirel April 18, 19:48

    Si gjithnje shtohen milionat per rruget, por vetem rruget nuk rregullohen

    Reply to this comment
  4. XXXL April 19, 01:02

    Ore Minister je zotnia jote apo po ben muhabet ne ndonje kafe lagje????
    Z. Minister Projekte jo te mira , pra abuzive dhe vjedhje me thase se torba eshte vogel e nxe pak,.
    Ke ke vene para Ligjit e kush mban pergjegjesi, ke ke denoncuar ne Prokurori, per keto zvarritje ne vite dhe rruge te paperfunduara e te vjedhura.
    Nuk folet ne pergjithesi por konkretisht me emra, apo e ke frike Sali-Lulushin , Haxhinastro-Izolant, Like Floririn, Boden dhe plot hajdute te tjere.
    Boll me konstatime i deme me mire se ty por nuk kemi pushtet per te vene para pergjegjesise shkataret dhe Mega-hajdutet.

    Reply to this comment
  5. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash,Drejtesia do te BEHET. April 19, 07:03

    Rruget dhe borxhet ndaj nje biznesi te piste,ne Shqiperi jane kthyer ne lope rrace qe ushqejne boten e krim-korrupsionit-mafjozo-ekstremiso-imoralo-politik te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot,pra nje streh per grabitjet e radhes,qe do te thote nje krim ne vazhdim i ushqyer nga politikat bastarde te dites,qe derdhin lot krokodilesh vetem per te mashtruar dhe shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt.Mjaft eshte MJAFT.

    Reply to this comment
  6. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash,Drejtesia do te BEHET. April 19, 07:03

    Rruget dhe borxhet ndaj nje biznesi te piste,ne Shqiperi jane kthyer ne lope rrace qe ushqejne boten e krim-korrupsionit-mafjozo-ekstremiso-imoralo-politik te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot,pra nje streh per grabitjet e radhes,qe do te thote nje krim ne vazhdim i ushqyer nga politikat bastarde te dites,qe derdhin lot krokodilesh vetem per te mashtruar dhe shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt.Mjaft eshte MJAFT…….

    Reply to this comment
  7. Nata April 19, 07:26

    Qeveria Shqiptare paska siguruar financimin (14MLN$) per te mbyllur nje rruge te rendesishme! Pse nuk thua paskemi falimentuar si shtet!

    Reply to this comment
  8. perkthyesi April 19, 14:29

    Gjiknur mavria, e jeni i sigurte qe do te mbyllet, apo do vazhdoni me ritualin e PD dhe LSI, vidh e vidh, s e nuk te hyn gjemb ne kembe? Une qe tani po ju garantoj, se kurre nuk do te perfundoje kete vit, por do vidhet serish! A ka ndonje qe mund te me kundershtopje? Pervoja eshte shume e hidhur!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*