Tiranë, fuoristrada plagos rëndë gruan e moshuar, ikën shoferi
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e djeshëm në kryeqytet, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një grua e moshuar. Një automjet tip fuoristradë ka përplasur të moshuarën, teksa ajo ishte duke ecur në rrugë. Menjëherë pas aksidentit e dëmtuara është transportuar për në spital, nga ku mësohet se është në gjendje të rëndë. Ende nuk dihet identiteti i saj dhe as i drejtuesit të makinës, ndërsa policia nisi hetimet për arrestimin e të dyshuarit. Gjithashtu po mblidhet informacion për të identifikuar gruan e plagosur.
Policia tha se po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento