Gjendet i pajetë punonjësi i Gardës, ishte pjesë e eskortës së Xhafajt

June 30, 2018 12:03

Gjendet i pajetë punonjësi i Gardës, ishte pjesë e eskortës së Xhafajt

Një nga shoqëruesit e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është gjetur i pajetë në automjetin e tij. Bëhet fjalë për oficerin e gardës, Shkëlzen Qordja.

Të dhënat paraprake mbeten të paqarta, ndërsa viktima dyshohet se ka një plumb në kokë. Në makinë u gjet një pistoletë shërbimi, çka ngre dyshime për një akt vetëvrasjeje.

Njoftimi i Gardës së Republikës: 

Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, Shkëlzen Qordja, 31 vjeç.

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

o.j/dita

June 30, 2018 12:03
Komento

2 Komente

  1. LULI June 30, 12:37

    Dhe hop “Babale 3”!Saliu iu iu iu iiiiiiiiiiiiiuuuuuuuuuuuuuuu eshte akoma me funksionin e vrastarit!Loja vazhdon!C’ojeni prapa hekurave kete perbindesh dhe do te ndjeni qe te zhduken vrasjet me plumba ne koke!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim