Tiranë, grabitësit morën 250 mijë lekë nga kazinoja

February 27, 2014 09:47

Tiranë, grabitësit morën 250 mijë lekë nga kazinoja

Një grabitje e armatosur dhe me maska ndodhi orët e vona të së martës në kryeqytet. Ngjarja u shënua në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë, në një pikë lojërash fati, ku sipas denoncimit, dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri, i kanë vjedhur shumën prej 250 mijë lekësh të xhiros, operatorit të kazinosë. Policia tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë që në fundjavë u shënuan edhe dy grabitje të tjera dyqanesh, për të cilat policia ka në kërkim dy të dyshuar.

 

February 27, 2014 09:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*