Tiranë, grabitet apartamenti i një biznesmeni

Redaksia Online December 11, 2012 13:30

Tiranë, grabitet apartamenti i një biznesmeni

Një apartament është grabitur pak pas mesditës në mes të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mine Peza”. Sipas informacioneve të para, grabitja është kryer nga persona të paidentifikuar në apartamentin e një biznesmeni, në katin e tetë të një pallati, pranë Prokurorisë së Tiranës.

Nuk dihet ende vlera e grabitjes së kryer, ndërsa policia ka nisur verifikimet. Fillimisht është marrë dëshmia e pastrueses, e cila ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes. Sipas saj, kanë qenë dy persona, të cilët e kanë bllokuar sapo ka hapur derën. Njëri e ka mbajtur me forcë, ndërsa tjetri ka kryer grabitjen. Policia vijon verifikimet.

 

Redaksia Online December 11, 2012 13:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*