Tiranë, gruaja 46 vjeçare vetëvaret në një pemë

August 12, 2016 16:21

Tiranë, gruaja 46 vjeçare vetëvaret në një pemë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Prush të Tiranës.

Burime nga policia e kryeqytetit pohojne se një ditë më parë në orën 12:30 minuta në fshatin Prush në një pemë pranë banesës së saj është gjetur e varur 46-vjeçarja me inicialet D. Z.

Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur gruan të varur dhe kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Dosja i ka kaluar prokurorisë së Tiranës për hetime të tjera.

August 12, 2016 16:21
Komento

1 Koment

  1. Plaku Xhuxhumaku August 12, 16:46

    Nqs hetimet vazhdojne, nga e dini ju qe gruaja eshte vetevarur? He mo, nga e dini, apo ju tha zogu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*