Tiranë, i vendoset zjarri makinës së ish-kreut të PD-së Vlorë

September 9, 2019 13:36

Tiranë, i vendoset zjarri makinës së ish-kreut të PD-së Vlorë

Në orët e para të ditës së sotme është djegur makina në pronësi të Gramoz Nazërajt, ish-kryetar i degës së PD-së në Vlorë në vitin 2016.

Makina ka qenë e parkuar në rrugën “Haredin Shtino” në Don Bosko, kur persona të paidentifikuar sipas policisë i kanë vendosur flakën.

Si pasojë e zjarrit kanë pësuar dëmtime edhe dy mjete të tjera të parkuara në dy anët e tij. Nga veprimet e para hetimore dhe provat e sekuestruara në vendngjarje, policia ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Tashmë po hetohet nëse Nazëraj e ka shitur makinën më parë dhe nuk ka bërë kalimin e pronësisë, apo vijon që ta përdorë  ende.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

j.l./ dita

September 9, 2019 13:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*