Tiranë, kapet me 100 kg drogë në Romë, hetime në Shqipëri

December 13, 2014 09:17

Tiranë, kapet me 100 kg drogë në Romë, hetime në Shqipëri

Autoritetet në Itali kanë vënë në pranga një 34-vjeçar shqiptar, i cili u kap me rreth 100 kg lëndë narkotike në automjetin e tij. Mediat e shtetit fqinj bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shqiptari me iniciale K. I., i cili udhëtonte drejt kryeqytetit italian, ku mendohet se ishte destinacioni i drogës.

Pas kontrollit në makinë, në sedijen e pasme u gjetën 70 pako me marijuanë, të cilat përmbanin rreth 100 kg lëndë narkotike. Shqiptari ishte me precedentë penalë dhe po i kërkohet informacion Interpol Tiranës për aktivitetin e tij.

December 13, 2014 09:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*