Tiranë/ Kërcënon bashkëshorten me thikë “Më jep paratë”

October 10, 2017 09:10

Tiranë/ Kërcënon bashkëshorten me thikë “Më jep paratë”

Një 39 vjeçar është arrestuar në kryeqytet pasi dhunoi fizikisht bashkëshorten dhe nën kërcënimin e thikës i mori një sasi lekësh.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.3, pranë D.V.P. Tiranë arrestuan shtetasin Vath Uku, 39 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për dhunë në familje).

Ky shtetas në rrugën “Dritan Hoxha”, për motive xhelozie, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten, shtetasen E. U., 34 vjeçe dhe nën kërcënimin e një thike i ka marrë shumën prej 3000 lekë të reja.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një thikë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” , “Vjedhje ” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 130/a, 134 dhe 279 të Kodit Penal.

October 10, 2017 09:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim