Tiranë, konfliktohet me të dashurën, 30-vjeçari plagos veten me thikë

March 30, 2015 09:55

Tiranë, konfliktohet me të dashurën, 30-vjeçari plagos veten me thikë

Grindet me të dashurën, 30-vjeçari dyshohet se ka qëlluar veten me thikë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Institutit, Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi K.M  është konfliktuar me 20-vjeçaren për arsye xhelozie.

Duket se ai nuk e ka pranuat faktin se e dashura mund ta braktiste e për pasojë  tentoi që të vrasë veten. Vajza e ka shoqëruar të  plagosurin në spital, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk bëhet me dije gjendja e tij shëndetësore. Ndërkaq policia mori në pyetje të dashurën e tij, e cila ka treguar me detaje gjithçka që ka ndodhur mes tyre. Hetimet ende nuk kanë përfunduar, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

March 30, 2015 09:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*