Tiranë, konkurrenca, shoferët e furgonit kanosin drejtuesin e autobusit

October 22, 2014 22:48

Tiranë, konkurrenca, shoferët e furgonit kanosin drejtuesin e autobusit

Dy shoferë furgoni të linjës Tiranë-Durrës u morën nën akuzë, pasi për shkaqe konkurrence për pasagjerët kanë kanosur drejtuesin e një autobusi të kësaj linje. Burime zyrtare thanë se të dyshuarit janë Aranit Shkreli dhe Fatjon Shkreli, të afërm, të cilët në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, kanë kanosur shoferin me inicialet H. M. Policia arrestoi edhe Armend Dokaj, 28 vjeç, banues në Babrru, të cilit në makinën “Ford Fiesta”, me targa TR9982P, iu gjet një sasi e vogël hashashi dhe një thikë.

October 22, 2014 22:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*