Rikthimi i xhepizmit dhe një rast kur grabitja nuk shkoi si zakonisht

July 22, 2019 18:10

Rikthimi i xhepizmit dhe një rast kur grabitja nuk shkoi si zakonisht

Ditën e sotme, gjatë itinerarit të zakonshëm të njërit prej autobusave “të gjelbërt” që kalojnë nga Qytet Studenti e të çojnë në qendër të Tiranës, u krijua një situatë e çuditshme dhe shqetësuese.

Autorja e këtij shënimi të shkurtër ishte dëshmitare.

Ky lloj autobusi, siç mund ta dinë shumica e banorëve të Tiranës, është gjithmonë i tejmbushur me njerëz, nisur dhe nga përmasat e vogla që ka krahasur me linjat e tjera në kryeqytet.

Gjatë mesditës, teksa njerzit shtyheshin për të gjetur pak hapësirë siç ndodh rëndom, një qytetar u dëgjua teksa bërtiste:

Jepja shpejt, jepja!

Një person rreth të 30-ave, me një çantë në shpinë, kishte arritur të vidhte portofolin e një vajze në autobus.

Të gjithë u kthyen drejt tij pasi dëgjuan britmat e qytetarit, i cili i revoltuar iu afrua grabitësit dhe tenoi t’ia rimerrte portofolin.

Në autobus u krijua panik dhe kureshtje.

“Për kokë të djalit që nuk ja mora unë, i ra këtu, e kishte çantën hapur”, – betohej autori dhe e hodhi përtokë portofolin, a thua se nuk kishte ndodhur asgjë.

“Thërrisni policinë”, bërtiti një qytetare.

“Mos e lini të ikë!”, tha një tjetër.

I frikësuar dhe nën presion vjedhësi thotë: “Hape derën shofer se dua të dal”!

Dhe kjo gjë ndodhi. Dera e autobusit u hap dhe ai u largua.

Vajza e frikësuar shtrengonte sendet personale, e bindur se çanta e saj ishte e mbyllur.

Ky ishte një rast fatlum, falë qytetarit që e kapi në kohë grabitjen dhe të tjerëve që ngritën zërin bashkë me të.

Por shumë vjedhës të kësaj kategorie qarkullojnë në autobusët e Tiranës si dhe në vendet ku ka grumbullime njerëzish.

Prezenca e kamerave mungon në shumë prej linjave të transportit publik dhe ngjarje të tilla sa vijnë e bëhen më të shpeshta.

Ndërkohë qytetarët thonë se edhe në raste denoncimesh në polici, suksesi i kapjes së autorëve dhe rikthimit të sendeve personale ndodh rrallë.

Flitet për bashkëpunim mes këtyre hajdutëve që njihen me termin e hershëm “xhepistë”, shoferëve të autobusëve, fatorinove dhe punonjësish të papërgjegjshëm policie që mbulojnë zona të caktuara dhe priren të vonojnë ose keqdrejtojnë hetimet në raste denoncimesh.

j.l./ dita

 

July 22, 2019 18:10
Komento

3 Komente

  1. H2O July 22, 18:29

    Dera eshte hapur sepse hajduti dhe shoferi jane bashkeautor te vjedhjeve qe ndodhin ne autobuzat e Tiranes…aaa se harrova fatoronen!!

    Reply to this comment
  2. Roberto July 22, 22:44

    Hajdutet njihen nga fatorinot dhe bashkepunojne te dy palet!
    Por as policia e as bashkia nuk vepron!

    Reply to this comment
  3. Petro July 22, 22:47

    Pse ankoheni per ca xhepiste te vegjel,qe vjedhin portofolet e grave kur une i denoncova kryeministrit Rama se UKT po vjedh qytetaret me fakte dhe ne vend te verifikonte denoncimin,m’u hakerrua se “UKT nuk varet nga qeveria”!
    Po ky kryeminister,a bashkepunon me bashkine Tirane dhe UKT ne vjedhjen kolosale qe u behet qytetareve?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim