Tiranë/ Lëvizte me armë e fenelinë policie, arrestohet

January 27, 2018 09:36

Tiranë/ Lëvizte me armë e fenelinë policie, arrestohet

Një person është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Aleksandro Karaj  32 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, ishte pasagjer në një automjet, ndërsa gjatë kontrollit fizik i’u gjet në trup një pistoletë e markes “Beretta” kalibri 7.65 mm.

Gjatë kontrollit në automjet policia gjeti edhe një palë fenelina policie për të cilën u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” të parashikuar nga neni 247 i K. Penal, drejtuesi dhe përdoruesi i automjetit, shtetasi: F. H. 38 vjeç, lindur dhe banues Tiranë .

Arrestimi është bërë mbrëmë rreth orës 23.00, gjatë një kontrolli të befasishëm në rrugën “Tom Plezha”, Tiranë, në automjetin me targa angleze HN55DPX.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale është bërë sekuestrimi i Pistoletës e tipit ”Beretta” kalibri 7.65 mm, bashkë me një kreher me 5 (fisheke), autoveture e markes ”Nissan”, modeli ”Murano”, një dritë feneline si ato që përdor policia, si dhe një palë dylbi.

January 27, 2018 09:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*