Tiranë, lirohet 43-vjeçari i rrëmbyer, paraqitet vetë në polici

March 18, 2015 10:25

Tiranë, lirohet 43-vjeçari i rrëmbyer, paraqitet vetë në polici

Është paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës parediten e sotme, Leonat Gavelli, 43-vjeçari i cili u rrëmbye një natë më parë në një lokal pranë Liqenit Artificial.

Gavelli, i cili ishte dënuar më parë në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, duket se nuk kishte pësuar asnjë lëndim dhe ka shkuar vetë në polici për të dhënë dëshminë e tij pasi është liruar nga pengmarrësit pas rrëmbimit.

Sipas burimeve paraprake, 43-vjeçari me origjinë nga Berati është lënë i lirë nga rrëmbyesit në orët e para të mëngjesit. Ai është futur me forcë në makinë nga të paktën tre persona një natë më parë dhe ka qenë një dëshmitar në vendngjarje, ai që ka njoftuar sallën operacionale të policisë.

Policia e Shtetit, në orët në vijim do të dalë me një deklaratë për shtyp për të qartësuar të vërtetën e kësaj ngjarjeje.

March 18, 2015 10:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*