Tiranë, mbipopullohen paraburgimet, drejtori Zoto kërkon zgjidhje në rrethe

September 14, 2014 08:54

Tiranë, mbipopullohen paraburgimet,  drejtori Zoto kërkon zgjidhje në rrethe

Që nga muaj qershor, ambientet e paraburgimeve janë të mbipopulluara. Këtë fakt e ka bërë me dije vetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto. Duke folur për situatën në institucionet e paraburgimit, Zoto theksoi se ky problem mund të menaxhohet vetëm duke rishpërndarë të arrestuarit nëpër burgje të ndryshme. Më tej, ai bëri me dije se ambientet e paraburgimit të Beratit dhe Fierit do të zbusin problemin e mbipopullimit. “Situata e vështirë, jemi munduar për rishpërndarje. Paraburgimi i Beratit e Fierit do e zbusë problemin”, tha kreu i burgjeve. Artur Zoto bëri të ditur gjithashtu edhe detajet se kur do të zhvillohet kampionati i Futbollit në burgjet shqiptare, i cili do të nis gjatë muajt shtator. Ndërkohë që aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore zhvillohen nga Ministria e Drejtësisë dhe Burgjet për të gjithë të dënuarit e sigurisë së lartë dhe të ulët.

September 14, 2014 08:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*