Tiranë/ Numri i lartë i të arrestuarve, vështirësi për seancën gjyqësore

March 19, 2018 12:43

Tiranë/ Numri i lartë i të arrestuarve, vështirësi për seancën gjyqësore

39 të arrestuarit për trafik të emigrantëve nga Shqipëria drejt SHBA-ve, Kanadasë e Anglisë ndodhen që prej orëve të mëngjesit në Gjykatën për Krimet e Rënda.

Numri i madh i të arrestuarve dhe avokatëve, duket se po e bën të vështirë zhvillimin e kësaj seance, shkruan tv klan.al.

Pavarësisht kësaj, ajo vijon të zhvillohet që prej orës 09:30, pa prezencën e mediave.

Kjo seancë drejtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, ndërsa Prokurori i dosjes Eugen Beci ka kërkuar lënien në burg të 39 të arrestuarve.

7 banda kriminale, që dyshohen se kanë dërguar 1 mijë shqiptarë në mënyrë të jashtëligjshme në Angli, Kanada e SHBA, u shkatërruan në një operacion të policisë të finalizuar të shtunën.

Në total janë lëshuar 51 urdhërarreste, 39 prej të cilave u ekzekutuan, ndërsa 12 persona vazhdojnë të mbeten në kërkim.

s.a/dita

March 19, 2018 12:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*