Tiranë, parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale, arrestohet 49-vjeçari

September 15, 2016 23:30

Tiranë, parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale, arrestohet 49-vjeçari

Policia e Tiranës ka mundur të parandalojë një ngjarje të rëndë kriminale, duke vënë në pranga një person.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Sali Mehmet Hasmeta, 49 vjeç, banues në Surrel, Tiranë.

Ndalimi i 49-vjeçarit erdhi pas një telefonate në sallën operative të policisë për një konflikt në familje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 49-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua një automatik, një pistoletë dhe 211 fishekë.

September 15, 2016 23:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*