Tiranë, përmbyset vetura me shpejtësi, plagoset vajza në timon

November 2, 2014 10:01

Tiranë, përmbyset vetura me shpejtësi, plagoset vajza në timon

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të së premtes në kryeqytet. Mësohet se ngjarja u shënua rreth orës 23:00, tek “Shkolla e Bashkuar”, ndërsa automjeti ka përfunduar nga krahu tjetër i rrugës. Vetura me targa AA257AK drejtohej nga një vajzë, e cila është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara nga drejtuesja e mjetit. Si pasojë e ngjarjes është bllokuar një korsi e rrugës nga “Shkolla e Bashkuar”, tek “Farmacia 10”.

November 2, 2014 10:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*