Tiranë, prokuroria kërkon “arrest shtëpie” për Fishekun

April 24, 2016 11:57

Tiranë, prokuroria kërkon “arrest shtëpie” për Fishekun

Gjykata e Tiranës pritet të marrë masën e sigurisë ndaj të pandehurit Iljaz Fisheku, administrator i një firme karburantesh, i cili akuzohet për “fshehje të ardhurash” dhe “evazion fiskal”.

Prokuroria ka kërkuar “arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike në pretencën e saj, teksa në gjykim do të jenë edhe 7 inspektorë, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Shtetasi Iljaz Fisheku dhe 7 inspektorë të tjerë janë arrestuar të premten në mbrëmje, pas një hetimi që ka zgjatur një vit dhe është kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor të Tiranës, në bashkëpunim me njësinë “Task Forcë” të Prokurorisë së Tiranës.

April 24, 2016 11:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*