Tiranë, sekuestrohet 1.2 kg kokainë; 7 të arrestuar

July 8, 2016 09:59

Tiranë, sekuestrohet 1.2 kg kokainë; 7 të arrestuar

Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Seven”, ka sekuestruar 1 kilogramë e 257 gramë kokainë dhe ka arrestuar 7 persona.

Të arrestuarit janë:

1. Mikel Mitri, 45 vjeç, banues në Tiranë

2. Enea Mitri , 23 vjeç, banues në Tiranë

3. Donjet Zaloshnja, 33 vjeç, banues në Tiranë .

4. Selim Rama, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për disa vepra penale. Neni 283 dhe 236.

5. Aurel Kafeja, 26 vjeç, banues në Tiranë.

6. Indrit Barçi, 26 vjeç, banues në Tiranë.

7. Llazar Buhani, 53 vjeç, banues në Berat.

Finalizimi i këtij operacioni u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku për shtetasit e lartëpërmendur posedoheshin informacione se ushtronin këtë aktivitet të kundraligjshëm. Nga specialistët kundër narkotikëve është bërë e mundur kapja në flagrancë me një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë dhe kanabis (41.4 gramë).

July 8, 2016 09:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*