Tiranë/ Shitëset e argjendarisë përballen me grabitësin (video)

October 8, 2018 22:26

Tiranë/ Shitëset e argjendarisë përballen me grabitësin (video)

Një ngjarje gati si nëpër filma është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku dy vajza të guximshme kanë parandaluar një vjedhje. Tentativa e grabitjes ka ndodhur pasditen e sotme në një dyqan argjendarie, rreth orës 17:56 në rrugën ‘Muhamed Gjollesha’, përballë shkollës ‘Sabaudin Gabrani’.

“Balkanweb” ka arritur të sigurojë pamjet nga kamerat e sigurisë së dyqanit, ku shihet skena e frikshme. Në pamjet në fjalë duket një person, i veshur me bluzë me kapuç dhe kapele në kokë, ndërsa hyn brenda në dyqan duke kërcënuar me pistoletë. Të kapura në befasi, dy vajzat që qëndrojnë pas banakut, kanë nisur të ulërasin, ndërsa njëra prej tyre ka hapur sirtarin dhe pasi ka shtypur alarmin e sigurisë ka nxjerrë një sprai, duke ia drejtuar hajdutit.

Ky i fundit, pas këtij akti është larguar nga dyqani, ndërkohë që vajza vijon të hedhë drejt tij sprai. Pavarësisht se agresori ka pasur armë, vajza e guximshme ka vepruar me shpejtësi, duke shmangur kështu vjedhjen. Fill pas ngjarjes së rëndë, shitëset kanë bërë denoncimin, ndërkohë që policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

v.l/ Dita

October 8, 2018 22:26
Komento

3 Komente

  1. Arturi October 8, 22:37

    Hahaha … trimi i leshit

    Reply to this comment
  2. Arben October 9, 08:16

    Po te kishte shkrepur Armen???!!!!

    Moment eshte ai, I thua lamtumire kesaj jete.

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 October 9, 08:55

    “ku dy vajza të guximshme kanë parandaluar një vjedhje. Tentativa e grabitjes ”
    njeriut i ikën kapaku i kokës kur lexon fjali të ndërtuara në mënyrë të tillë!!

    sa për vajzat!!
    në një anë bravo i qoftë,por nuk ja vlen të shkosh për dhjam qeni!!për fat të mirë është nga ata grabitës që mund të quhen grabitës që luajnë bllofin!!pra që nuk kanë ndërmënd të vrasin kënd!nga ata që shpresojnë në frikën e shitësit!që normalisht nuk kanë një armë të vërtetë o të mbushur!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim