Tiranë, shkon për të vjedhur, qëllohet për vdekje nga roja 35-vjeçari

Redaksia Online August 19, 2013 08:30

Tiranë, shkon për të vjedhur, qëllohet për vdekje nga roja 35-vjeçari

Një person është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Arbanë në kryeqytet rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku shtetasi Astrit Marku 35-vjeç është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Burime nga policia bëjnë me dije se Marku i ndihmuar dhe nga një bashkëpunëtor i dytë kishin shkuar për të vjedhur një lavatriçe në një godinë, por janë pikasur direkt nga roja i objektit, 18-vjeçari Kleandro Zefi, i cili ka qëlluar direkt në drejtim të tyre. Për pasojë ka gjetur vdekjen Astrit Marku, ndërsa bashkëpunëtori i tij Andi Allamani është arrestuar nga policia sëbashku me rojen e godinës. Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online August 19, 2013 08:30
Komento

3 Komente

  1. Kreshniku i Partise August 19, 12:16

    Duhet te vendoset ligji.Kush shkon ne shtepi apo prone private per te vjedhur,duhet te vritet dhe te mos ndeshkohet njeri.Keshtu vihet shteti.Keshtu e ka edhe Amerika te cilin e admirojme.

    Reply to this comment
  2. T'ka sali shpirt August 19, 15:24

    t’u befte pushka top thuhet or tiiiiiiiiiiiiiii

    po te mos kishe qelluar i pari or ti Zefi rrezik do ishe vete ne “tabele nderi”

    Reply to this comment
  3. fRED August 19, 16:49

    Shqiperia ka vertet njerez trima…kjo vertetohet me faktin qe mund te japim jeten per nje lavatrice

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*