Tiranë, tentohen të vriten 2 persona me armë, një plagoset
Dy tentativa vrasjeje kanë ndodhur në kryeqytet gjatë 24 orëve të fundit me armë zjarri, ku në një rast ka përfunduar me të plagosur. Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit ndaloi Luan Daullxhiun, 55 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti të çastit, në gjendje të dehur ka plagosur me thikë Arben Barzezën, 47 vjeç, që ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të rëndë. Kurse në Paskuqan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Rover”, me targë greke, i drejtuar nga A. K., 43 vjeç, nga persona të paidentifikuar.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento