Tiranë, tentohet grabitja e fabrikës, maskat lidhin 11 punëtorët

Redaksia Online February 11, 2013 23:10

Tiranë, tentohet grabitja e fabrikës, maskat lidhin 11 punëtorët

Një qendër për prodhime kozmetike në Sauk është tentuar të grabitet gjatë orës 18 të mbrëmjes, ndërkohë që pasi njëri nga punonjësit ka shtypur butonin e alarmit, dy grabitësit janë larguar në drejtim të paditur.

Sipas policisë dy grabitësit kanë hyrë në objekt të maskuar dhe të armatosur, por janë larguar menjëherë pa grabitur asgjë,  pasi në vendngjarje pas alarmit ka mbërritur policia.

Ngjarja u raportua fillimisht si pengmarrje, e për këtë arsye në vendngjarje u dërgua edhe RENEA, por Komisariati Numër 1 deklaron se ka qenë tentativë grabitjeje e për këtë forcat speciale janë larguar menjëherë.

Megjithatë punonjësit e kësaj qendre kozmetike këmbëngulin se për disa minuta ata janë mbajtur peng dhe janë terrorizuar nga grabitësit, të cilët kanë lidhur disa nga vajzat që punojnë aty.

Sipas dëshmisë së dhënë në polici nga dy vajzat që janë edhe dëshmitaret okulare që pretendojnë se janë mbajtur peng nga dy personat ende të paidentifikuar, grabitësit fillimisht kanë kërkuar të takojnë drejtorin e qendrës.
Policia nuk ka dhënë ende një version përfundimtar për ngjarjen, ndërkohë që po vijojnë kërkimet për autorët e kësaj ngjarjeje.

Redaksia Online February 11, 2013 23:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim