Tiranë, torturoi dhe helmoi gruan për xhelozi, dënohet me 35 vite burgim Zeqo

January 15, 2015 00:10

Tiranë, torturoi dhe helmoi gruan për xhelozi, dënohet me 35 vite burgim Zeqo

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë dënon me 35 vite burg Tomorr Zeqon, bashkëshortin që rrahu dhe më pas helmoi gruan e tij, duke i futur me forcë në gojë dy kokrra fostoksinë për motive xhelozie, pasi e akuzonte për tradhti. I pandehuri u akuzua për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe pranoi krimin gjatë procesit, teksa përfitoi edhe gjykimin e shkurtuar dhe do vuajë 23 vite burgim në total.

Avokati Arben Peci ka kërkuar gjykim të shkurtuar në fillim të gjyqit, kurse vetë Zeqo është shprehur se e kishte vrarë gruan e tij Mimoza Zeqo, pasi gjatë kohës që kishte qenë në Greqi si emigrant, ajo e kishte tradhtuar me një tjetër burrë. Zeqo ka qenë i dënuar më parë me 6 vite burgim nga gjykata në 2009 për tentativën e vrasjes së vëllait të tij. Krimi në familje ndodhi më 4 gusht të vitit të kaluar në Urën Vajgurore, ku gjatë orëve të mbrëmjes i dënuari ka torturuar pasi lidhi pas krevatit bashkëshorten e tij 45-vjeçare, duke e goditur me sende të forta, thikë dhe më pas i ka futur me forcë helmin në gojë, duke i mbyllur gojën.

Për shkak të zhurmave fqinjët kanë vënë alarmin teksa gruaja u dërgua në spital dhe në çastet e fundit ka rrëfyer se burri e kishte helmuar. Zeqo tentoi ta shiste si një vetëhelmim ngjarjen e rëndë.

January 15, 2015 00:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*