Tritol biznesmenit, dyshohen konfliktet për aktivitetin

March 23, 2014 09:19

Tritol biznesmenit,  dyshohen konfliktet  për aktivitetin

Një shpërthim eksplozivi tronditi orët e para të mëngjesit të djeshëm lagjen “Komuna e Parisit”, në Tiranë. Rreth 200 gramë tritol ishin vendosur në derën e biznesmenit Fotaq Semi, që ushtron aktivitet në tregtimin e vajit ushqimor në vend. Por vendi ku është vënë eksplozivi ka qenë shumë pranë edhe me hyrjen e një inspektori të Tatim-Taksave, Petrika Bardhi. Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia e kryeqytetit nisi menjëherë hetimet dhe bëri 10 shoqërime të dyshuarish apo persona me të cilët tregtari ka pasur konflikte kohët e fundit. Pista kryesore është ajo e konkurrencës, ndërsa po kryhen verifikime nëse autorët kanë ngatërruar shënjestrën dhe mund të kenë pasur objektiv tatimorin për shkak të detyrës që ushtron.

 

Dëmet ishin të shumta në materiale në katin e katërt të apartamentit në pallatin që gjendet në rrugën “Muhamet Butka”. Janë dëmtuar fasadat e xhamit të banesës në katin e tretë të pallatit, si dhe dera hyrëse. Ekspertët janë përpjekur të gjejnë gjurmë apo filmime të kamerave të sigurisë së bizneseve në rrugë apo përreth pallatit, me qëllim për të zbuluar autorët që vendosën kallëpin e tritolit. Policia mori në pyetje biznesmenin Semi dhe tatimorin Bardhi, të cilët nuk kanë deklaruar ndonjë konflikt të hapur të tyre. Besohet se objektiv ka qenë biznesmeni Semi, pasi banesa e tij ka pësuar më shumë dëmtime. Mësohet se biznesmeni ka edhe aktivitete të tjera, por më tepër është i njohur në fushën e tregtimit të vajrave ushqimorë. Semi ka mohuar çdo lloj konflikti, por sipas grupit hetimor, pista kryesore që po ndiqet është konkurrenca.

Nga shpërthimi familjet në pallatin shumëkatësh janë përfshirë nga paniku dhe terrori. Ka pasur dëmtime edhe të mureve të apartamenteve të tjera dhe të oborreve në sheshpushim. Ndërkohë që pasi i shoqëroi dhe mori në pyetje 7 persona të dyshuar, policia i la të lirë disa orë më pas, pasi nuk kishte prova. Hetuesit po verifikojnë çdo përplasje të mundshme të kohëve të fundit apo debate që kanë bërë biznesmeni dhe tatimori. Policia e regjistroi ngjarjen me veprat penale “shkatërrimi i pronës” dhe “mbajtje pa leje e lëndëve plasëse”.

 

March 23, 2014 09:19
Komento

1 Koment

  1. Pëllumb zaimi March 22, 12:46

    VR !!! Si zakonisht ju policët nuk e përcaktoni llojin e tritolit të vendosur. Eshtë i llojit “tritor berisha”,prodhuar në vicidol,patenta sërbe. Po mundohen ta maskojnë si tritol ndaj bisnesmenit për shkaqe konkurence..!? Qëllimi,-për të fshehur shkakun e vërtetë që është: mbjellja e pasigurisë në vënd dhe kërkesa që kjo qeveri të ikë dhe të vijë sali “qetësia” me origjinë nga serbia ose si i thonë ca…nga malesia ose,ose sic i them unë,-nga shpellaria!? E kuptuat tani ? Hajt…,zbulojeni në këto koordinata!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim