Tiranë/ Tropojani sulmon me thikë palestinezin, e bën për spital

July 16, 2017 14:01

Tiranë/ Tropojani sulmon me thikë palestinezin, e bën për spital

Dy persona janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin mesditën e kësaj të diele në Tiranë.

A.Q, 34 vjeç, banues në Tropojë, është arrestuar nga polica pasi në rrugën “Bardhok Biba”, në Tiranë, në ambientet e një lokali, ka plagosur me thikë në krah, S.Y, 38 vjeç, shtetas palestinez, banues në Tiranë.

Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori akuzohet për veprën penale parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Ende nuk dihet shkaku i konfliktit mes tropojanit dhe palestinezit.

July 16, 2017 14:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*