Tiranë, u ankua se iu vonua kafja, kamerierja e godet me tavëll në kokë

December 3, 2015 17:51

Tiranë, u ankua se iu vonua kafja, kamerierja e godet me tavëll në kokë

Policia e Tiranës ka ndaluar një 43 vjeçare e cila punonte si kamarierë në një lokal në rrugën “Hoxha Tasini” në kryeqytet. 43-vjeçarja akuzohet se në datën 1 dhjetor në orën ka goditur me tavëll në kokë një 75­ vjeçar.

Mësohet se shtetasi me inicialet Sh.H ishte ankuar se i’u vonua kafeja. Por, kamarierja me inicialet L.Sh ka reaguar shumë keq pas këtyre ankevave, dhe sipas të dëmtuarit, e ka goditur me tavëll në kokë.

“Më datë 01.12.2015, iu referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L. Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në orën 10:00, në rrugën “Hoxha Tasim”, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Sh. H., 75 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndaj kamarieres është ngritur akuza e veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

December 3, 2015 17:51
Komento

1 Koment

  1. Barboon December 3, 19:53

    haahha, akt terrorist..justifikimi , ishte me ato…ose plaku qe smbante syte hapur pa dashje mbylli syte dhe nusja ja ktheu….si kamariere e ndershme qe do ket qene…ose si sunite, ne gjak dhunen…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*