Tiranë, vetëm 16 muaj burg Shehut, vrau në pakujdesi saldatorin

April 27, 2014 07:59

Tiranë, vetëm 16 muaj burg Shehut, vrau në pakujdesi saldatorin

Dënohet vetëm me 16 muaj burg Artenc Shehu, që vitin e kaluar vrau nga pakujdesia saldatorin Gëzim Karaj. Shkak i kësaj vrasje ka qenë një debat i ndodhur mes viktimës dhe të dashurës së autorit të krimit, e cila i kishte kërkuar 60-vjeçarit Karaj që të mos hidhte mbeturinat në rrugë. M. J., ka telefonuar të dashurin Shehu, i cili ka mbërritur në vendngjarje, e ka qëlluar me një pëllëmbë në fytyrë. Gëzim Karaj ka gjetur vdekjen disa minuta më pas. Gjykata dha 2 vite burg për Shehun dhe me gjykim të shkurtuar i mbeten 16 muaj burg.

 

April 27, 2014 07:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*