TIRANË: Video e përleshjes së policisë me grabitësit

May 2, 2016 16:43

TIRANË: Video e përleshjes së policisë me grabitësit

Nëse ju rastis qe ne rruge dikush t’iu grabisë nen kërcënimin e armës, atëherë mendoni se si te mbroheni vete, pasi policia jo gjithmonë ja del.

Nje vit me pare ne rrugën e Kavajës forcat speciale “Shqiponja” ishin vene ne ndjekje te dy personave, pasi kryenin veprime të dyshimta dhe duket se po bëheshin gati të kryenin  nje grabitje.

Pasi e pikasen se po ndiqeshin nga policia Eduard Kacolli dhe Ndue Ndoi qëlluan ne drejtim të uniformave blu e në tentativë për t’u larguar u futën në rrugicën që lidh Islam Allën me Himë Kollin.

Nën kërcënimin e armës, ata ndaluan një drejtues motori për t’i marrë mjetin, por ajo që ndodhi më pas do t’iu habisë.

Jo vetëm reagimi i drejtuesit te motorit, por edhe i forcave “Shqiponja”.

Sipas komunikatës zyrtare te policisë veprimi i drejtuesit te motorit neutralizoi grabitësin, kjo dhe fale ndihmës së policisë, e cila ishte vënë në ndjekje.

Por pamjet tregojnë se fale ndihmës së qytetarit, i cili ne fakt po mbronte mjetin e tij, policia arrestoi 4 persona përfshire dhe ate qe arriti te largohej me motor.

Te gjithë jane te akuzuar për nje sere grabitjesh me dhune./V+

May 2, 2016 16:43
Komento

3 Komente

  1. spata May 2, 18:40

    Deri me sot nuk kam degjuar qe nje polic te godasi kur hajduti ose krimineli jane te armatosur.Polici godet nese e qellojne te paret hajdutet ose kriminelet .Kjo si duhet komentuar ????????????
    Pra Saliu ka te drejte te armatosemi qe te mbrojme familjen e gjene e gjalle mbasi policia eshte formale. Le te vrasim ne qe sjemi polica.Me pas vrasje pas vrasje qe mbas 5 viteve popullsia e Shqiperise do pergjysmohet . Kjo eshte ideja gjeniale e krykriminelit Sali .
    Me qe Saliu do qe kjo te behet si ne Amerike miratoni dhe ato ligje .Qe kur policia ndeshet me te armatosur ti qelloje e te mos mbaje pergjegjsi. Sipas ketije ligji policia behet dhe me e efkshme. Qerozi i Pd qe ishte i armatosur ne protesten e parkut te Liqeni duhej qelluar. Ne Amerike qellohet cdo kush kur ne protesta dallohen persona te armatosur.Nese nxjerrin distiktive dhe evidentohen jane te gjalle .
    Pra Saliu ua ka me te futur .Nuk i dhemsen as delete e tija .Vetem te hapet loja e vrasjeve .Nje vrasje sipas mentalitetit shqiptare nuk mbyllet pa hakmarrje .Kjo formule Salirjane e nxjerr ate Mbret te shqiptarve me nje grushte mizash te mbetura .
    Eshte per te qeshur e per te qare me keto qe po ndodhin ne Shqiperi .Fara e ndyre eshte rritur aq shume sa as thatesira shekullore nuk e zhduk.

    Reply to this comment
  2. Antikonformisti May 2, 18:45

    Menyra se si interpretohet ky lajm , per nje ngjarje te ndodhur, nje vit me pare, te jem i sinqerte , nuk me le shije te mire. Se pari Vizion + dhe plot media te tjera qe kerkojne te gjejne “kallze ne debore” per te argumentuar tezen berishiste per “paaftesine” e policise per te luftuar krimin, eshte nje teze me se paku me tendece per te perhapur panuk ne popull. Ky eshte nje lloj rasti, ku çdo drejtues mjeti ndaj rrugeçeve ordiner te tipit hajdut xhepash, natyrisht qe nuk do te rrinte duarkryq. Por te thuash qe duhet qe qytetaret te jene te pergatitur per t’u vetmbrojtur eshte njelloj si te marresh ne mbrojtje thirrjen antikushtetuese te kryelriminelit Sali Berisha per armatosjen e popullit dhe lufte civile. Kesaj me se paku i thone te hidhesh ne lume per te gjetur gurin qe hodhi nje psikopat maskara.

    Reply to this comment
  3. Antikonformisti May 2, 18:47

    Menyra se si interpretohet ky lajm , per nje ngjarje te ndodhur, nje vit me pare, te jem i sinqerte , nuk me le shije te mire. Se pari Vizion + dhe plot media te tjera qe kerkojne te gjejne “kallze ne debore” per te argumentuar tezen berishiste per “paaftesine” e policise per te luftuar krimin, eshte nje teze me se paku me tendece per te perhapur panik ne popull. Ky eshte nje lloj rasti, ku çdo drejtues mjeti ndaj rrugeçeve ordiner te tipit hajdut xhepash, natyrisht qe nuk do te rrinte duarkryq. Por te thuash qe duhet qe qytetaret te jene te pergatitur per t’u vetmbrojtur eshte njelloj si te marresh ne mbrojtje thirrjen antikushtetuese te kryelriminelit Sali Berisha per armatosjen e popullit dhe lufte civile. Kesaj me se paku i thone te hidhesh ne lume per te gjetur gurin qe hodhi nje psikopat maskara.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*