Tiranë / Vidhnin shtëpitë, arresohet një 32-vjeçar

April 1, 2016 09:44

Tiranë / Vidhnin shtëpitë, arresohet një 32-vjeçar

Një person është arrestuar dhe një  tjetër është në kërkim të dyshuar si autorë për disa vjedhje banesash në Tiranë dhe për vjedhjen e pajisjeve të një fast-foodi-i.

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme, në një operacion të koduar “Thyerja”, Agron Arixhiu, 32 vjeç, banues në Tiranë,  i dënuar më parë për vjedhje. Ndërkohë që ka shpallur në kërkim shtetasi E. K., 23 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i Arixhiut u bë pasi ai është autor i vjedhjes së disa paisjeve në një Fast- Food  në rrugën “Siri Kodra”, vjedhje të kryer në bashkëpunim me shtetasin E. K.

Pocilia ka arritur të  dokumentojë dhe disa vjedhje të tjera, ku këta dy shtetas dyshohet se janë autorë , konkretisht :

1. Më datë 01.03.2016, në rrugën “Hoxha Tasim”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit D. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, ku është vjedhur një televizor tip “LG”.

2. Më datë 05.03.2016, në rrugën “Jorgo Plaku”, në banesën e shtetasit A. Ll., 38 vjeç, në garazh, i janë vjedhur 3 matrapikë, 2 trapano dhe një pompë uji.

3. Më datë 20.03.2016, në rrugën “Ymer Ndregjoni”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Dh. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, ku janë marrë dy televizor plazma.

4. Më datë 24.03.2016, në rrugën e “Dibrës”, është vjedhur banesa e shtetasit D. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, ku janë marrë një shumë prej 50000 lekë të reja.

5. Më datë 27.03.2016, në rrugën “Fadil Deliu” është vjedhur banesa e shtetasit E. T., 41 vjeç, banues në Tiranë, ku janë vjedhur 1 televizor dhe disa bizhuteri me vlerë 100.000  lekë të reja.

April 1, 2016 09:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*