Tiranë, vritet një i ri me armë, plagoset dhe vajza që e shoqëronte

August 23, 2013 21:57

Tiranë, vritet një i ri me armë, plagoset dhe vajza që e shoqëronte

Një 36-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së premtes pas një atentati në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

Mesohet se dy persona të panjohur të cilët udhëtonin me motorr dhe skafandra i kanë zënë pritë shtetasit Elidon Lafeta, teksa ai po futej me makinë në banesë, ndërkohë që e plagosur ka mbetur dhe e dashura e tij.

I riu është ekzekutuar me dy plumba, të marra në kokë dhe shpatull, ndërkohë e reja ka marrë një plumb në këmbë. 36-vjecari ka humbur jetën në vend, ndërsa bashkëshoqëruesja e tij është dërguar nga forcat e policisë në Spitalin Ushtarak ku u bë e ditur se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

2Të afërmit e viktimës, mberriten ne vendgjarje dhe çanë kordonin e policisë, e cila kishte rrethuar skenën e krimit, teksa vajtonin dhe klithnin mbi kufomën e 36-vjecarit. Një auto-ambulancë shoqëroi kufomën në morgun e spitalit, ndërkohë që policia mori automjetin e viktimës me targa belge të personalizuara.

Nga hetimet paraprake mësohet se 36-vjecari ka jetuar jashtë shtetit, ndërkohë policia bën me dije se vrasja e tij ka lidhje me të kaluarën e viktimës. Të njëjta burime konfirmojnë se Elidon Lafeta i cili kishte në pronësi biznese lojërash fati dhe pika basti jo vetëm në Shqipëri, por dhe ne vende te tjera te Europes kishte ndërruar gjeneralitetet e tij për shkak të kaluarës së tij, por ai nuk i ka shpëtuar dy autorëve të cilët pasi kanë kryer krimin janë larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur me motorr.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që dëshmia e së dashurës së 36-vjecarit do të jetë shumë me rëndësi për zbardhjen e krimit. Vajza e cila shoqëronte 36-vjecarin mësohet të jetë një 20-vjecare nga Elbasani./bw

August 23, 2013 21:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*