Tiranë,inaugurohet blloku i banimit në rrugën “Vëllezërit Manastirli”

May 24, 2017 15:56

Tiranë,inaugurohet blloku i banimit në rrugën “Vëllezërit Manastirli”

Pas gjashtë muajsh nga nisja e punimeve, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikualifikimin urban të bllokut që kufizohet nga rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga e “Durrësit”, rruga “Vëllezërit Manastirli” dhe nga rruga “Skënderbej” me një sipërfaqe totale prej 3.5 hektarë.

Në përurimin e punimeve mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetja e PS, Vasilika Hysi si dhe shumë banorë të zonës të cilët shprehën kënaqësinë për ndryshimin që ka pësuar zona.

Kreu i Bashkisë së Tiranës vlerësoi ndryshimin që ka pësuar kjo lagje, ndërsa theksoi se ajo është shembulli më i mirë se kur ka vullnet dhe dëshirë punët bëhen shumë mirë dhe në kohë rekord.

“Më parë, blloku i Ambasadave ishte një ishull urban në mes të një xhungle totale, ku edhe ky shesh ku sot lodrojnë fëmijët në sfond ishte i zaptuar dhe shumë prej hapësirave të komunitetit kishin nevojë për çlirim. Sot kemi bere më të mirën e mundshme, duke pasur parasysh se sa është dendësuar lagja, sa janë shtuar banorët, duke parë se si është rritur edhe numri i makinave dhe mjeteve që lëvizin në qytet, ndaj ju them me gjithë zemër, ta gëzoni, ju falenderoj shumë për durimin në këto muaj, por besoj se ia vlejti durimi dhe sot kemi një lagje shumë më cilësore”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi se falë këtij investimi prona në këtë lagje ka marrë një tjetër vlerë, ashtu siç ka ndodhur në çdo investim tjetër që Bashkia e Tiranës ka bërë në kryeqytet.

 

May 24, 2017 15:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*