Tiranë/Në Njësinë 5 në një kuti votimi më shumë fletë se sa votues

June 26, 2017 21:54

Tiranë/Në Njësinë 5 në një kuti votimi më shumë fletë se sa votues

Në një kuti votimi në Njësinë 5 në Tiranë në zonën e “Vasil Shantos” ka më shumë fletë se sa votues.

Kutia i përket zonës së shkollës “11 Janari” në afërsi të Stadiumit Dinamo dhe i përket qendrës së votimit 1830, ku janë gjetur dy fletë më shumë se votues.

Ora News njofton se në këtë KZAZ  kutia në fjalë nuk do të numërohet dhe nuk është pranuar të preket kodi i sigurisë dhe Partia Demokratike do të kontestojë rastin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë njësi, e njohur si bastion i së majtës, PS është rreth 5 mijë vota më shumë se PD.

Në këtë zonë ka rinisur procesi i numërimit të votave pas bllokimit për 1 orë e 30 minuta.

 

June 26, 2017 21:54
Komento

2 Komente

  1. Tap Topi June 26, 23:27

    Dhe si ishte ajo puna e policit qe nuk donin ta merrnin as me makinen e par te kutive dhe as me te dyten?

    Shikoni se mos ju kane futur jo fleta teper, por kutua teper.

    E kuptoni tani o ditare me meditje se pse bota ben numerim te menjehershem elektronik dhe rezultatit del me 99% i sakte menjehere pas perfundimit te votimeve?

    Reply to this comment
  2. MH June 27, 02:35

    I beni analizat kutise.Me garanci ka virusin Ristan epijanecit shqupisit te shqupisave.E ka dredhur per votimet e kryebashkise Tirane.Po sot nuk lejohet ma tallje.U ka deke ora e lig SHQUP-isave.
    A din ku gjindet nji fare Mark uk.Mos e ka zan makina ose mos gjindet ne reanimacion duke dhane shpirt per hater te PD qe po i shkrumocet nder sy te te gjithe miletit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*