Tiranës i shtohen mbi 108 mijë pemë të reja, Veliaj: Kemi qytetin më fantastik dhe më të gjelbër

March 22, 2018 13:13

Tiranës i shtohen mbi 108 mijë pemë të reja, Veliaj: Kemi qytetin më fantastik dhe më të gjelbër

Bashkia e Tiranës ka mbajtur premtimin e dhënë për mbjelljen e 100 mijë pemëve të reja deri në 21 Mars.

Falë angazhimit të shumë qytetarëve, qindra bizneseve e donatorëve që iu bashkuan këtij aksioni, numri i pemëve të mbjella deri më tani ka shkuar në 108.328.

I pranishëm në mbjelljen e pemëve të reja në liqenin e Farkës, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se për shkak të numrit të lartë të qytetarëve dhe të kompanive që janë regjistruar në listë pritje për të dhuruar pemë, aksioni për mbjelljen do të vijojë gjer më 22 prill.

“Duke parë motin dhe faktin që ka ende shira, do ta shtyjmë deri në datën 22 prill fushatën tonë të mbjelljeve, që t’i japim mundësi kujtdo që e la të mbjellë pemë në ditën e fundit. Deri në datën 22 prill, që është Dita e Tokës, do të vazhdojmë që të tejkalojmë akoma më shumë rekordin e 100 mijë pemëve. Kështu që, për të gjithë ata që janë mërzitur duke parë mbjelljet, ta ndryshojnë stacionin, ndërsa ne të tjerët do të vazhdojmë të mbjellim pemë deri në datën 22 prill që të kemi një Tiranë fantastike dhe më të gjelbër”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se ky aksion qytetar tregoi se gjithçka mund të arrihet përmes energjisë pozitive dhe me vepra konkrete.

Unë besoj që për çdo njeri që thotë ky vend s’bëhet, Shqipëria s’bëhet, Tirana s’bëhet, s’bëhen këta njerëz, s’bëhet kështu e ashtu, ka një mijë të tjerë për çdo një prej këtyre cinikëve që thonë: Po, bëhet, por duhet t’ia fillojmë sot, tani, të gjithë bashkë, me energji pozitive dhe me vepra konkrete. Unë dua të falenderoj sot të madh e të vogël. Së pari, dua ta falenderoj të gjithë fëmijët e Tiranës. Të gjithë fëmijët e Tiranës janë njerëzit më idealistë, e duan qytetin pa hile, pa interes. Shumë prej tyre kanë festuar ditëlindjet duke mbjellë një pemë, shumë prej tyre kanë ardhur e kanë sjellë prindërit nga qytete të tjera”, tha Velliaj.

Ai iu përgjigj edhe skeptikëve të cilët nuk besonin fillimisht se Tirana do të niste një epokë të re për kujdesin ndaj mjedisit.

“M’u kujtua historia e këndit të lojërave, e cila ishte një histori e ngjashme, një sherr e shamata, këtu do bëhet nami, hataja dhe po të shohësh, shumë nga këta që e quajnë veten “ambjentalistë”, vërtet mund të kenë diploma ambjentalisti, që nuk i kemi ne që merremi me punë të tjera, por nuk mbillen pemët duke ndenjur përditë në studio e duke bërë si gjithologë e duke protestuar për çdo vepër të mire”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se nëse ekziston vullneti dhe dashamirësia, shqiptarët mund të jenë super qytetarë europianë.

Po ndryshon mentaliteti. Nga një mentalitet i viteve ‘90 ku ne shquheshim vetëm se çfarë i bënim natyrës, vetëm se si i prisnin pemët, vetëm se si shkatërronim bukuritë natyrore. Ne jemi europianë kur ne vendosim që të jemi europianë, kur ne nuk zihemi me njëri-tjetrin, kur ne nuk i vëmë stërkëmbësha. Po kur bashkëpunojmë, ne jemi super qytetarë europianë”, tha ai.

Një lajm të mirë kryetari e dha edhe për të gjithë të apasionuarit pas natyrës dhe për banorët e Farkës, duke deklaruar se kjo zonë e cila dy vite më parë ishte e mbuluar nga plehrat, do të jetë një tjetër hapësirë e gjelbër e kryeqytetit sikurse është tashmë Parku i Madh i Liqenit Artificial.

Përpara dy vjet e gjysmë ky vend ishte një landfill I madh. Vetëm plehra në gjithë brigjet e liqenit të Farkës. Nuk mbinte fija bari, jo kaq pemë. Sot ka një shëtitore. Sot janë mbjellë mijëra pemë vetëm në këtë stacion që kanë qenë një nga qindra stacionet ku janë mbjellë pemë. Unë jam i bindur se gjenerata e vogëlushëve që janë këtu kur të vijnë në moshën tonë do të kenë një park të ri të liqenit të Farkës që do të ngjajë siç është Parku i Tiranës sot”, tha ai.

Vetëm sot në kryeqytet u mbollën 6886 pemë të reja, prej të cilave shkurre 2000; pisha 3190 si dhe 1696 pemë të tjera. Në total numri i pemëve të reja të mbjella në këtë fushatë arrin në 108328.

a.s/dita

March 22, 2018 13:13
Komento

8 Komente

  1. intelektuali March 22, 13:34

    Pemet nuk mund te mbulojne kulcedrat prej betoni qe kane kapluar Tiranen o Lali Eri i Edvinit.

    AMAN O LALI ERI I EDVINIT ME KETE PROPAGANDE TE SHEMTUAR GEBELSIANE!

    Hyp tek Kulla e Vofafonit te Lad Kostes dhe shikoje si e ke mbushur Tiranen me kulcedra prej betoni duke i marre frymen shkollave dhe kopshteve me urbanistiken idiote te Edvin Megallomanit, qe po e afron kryeqytetin tone me Kandaharin e Afganistanit ku te kenaqur jane vetem talebanet e Partise.

    Reply to this comment
  2. Lili March 22, 16:13

    po ,po studimet krahasuese thone se Tirana eshte nder vendet e fundit per me jetuar Lali eri!
    Nuk po blihen te gjithe?

    Reply to this comment
  3. star March 22, 17:36

    o moj lili dhe ti o intelektuhale nxirreni pak fytyren ne foto tju shohim sic po shohim keta te rinj qe kane dale si yje me lali erin

    Reply to this comment
    • Lili March 23, 08:52

      E kam mbjell pemen ne Tiranen shume here para tyre,morr star edhe po me jep fiqe …..mu deshte me luftuar shume me pronaret e katit perdhese ne kohen e lulit qe mos te me behet klub e te me rritet pema e fiqit aty,ishte peme shume e cuditshme per albanistanezet aty me ardhe dikussh mu kujtue me mbjell peme…

      Reply to this comment
    • Lili March 23, 08:55

      Ps,star del e shiko fiqin tim diku ka bloqet e zogut te zi ,aty ku dikur kisha nje park para blokit tim, e nje kend per femijet e ku sot kam nje 15 katesh …

      Reply to this comment
    • Lili March 23, 19:08

      Star, nuk me ke pa me lalin ne bd? Nuk kane faj une po lali qe ze vendin gjithmone neper fotot ,se ishim aty me francezet

      Reply to this comment
  4. MH March 22, 17:38

    Po ky,Barak Obama ulur poshte ne qender te fotos se ma siperm qe mban mjekerren me dore,cfare don.Ka mbjellur ndonji pema miqesie apo ka simpati per shqiptaret e kryeqytetit dhe i pelqen te dal nji resme.

    Reply to this comment
  5. asd March 22, 19:36

    Qyteti me fantastik ? Lajmi i fundit e rendiste Tiranen ne qytetin me pak te banueshem – te fundit ne Ballkan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*