Tiranës i shtohet një lulishte, zona e Mozaikut të Tiranës merr pamje të re

April 19, 2018 11:50

Tiranës i shtohet një lulishte, zona e Mozaikut të Tiranës merr pamje të re

 

Një lulishte më shumë iu shtua Tiranës në Njësinë nr.7, por jo e fundit.

Favorizuar edhe nga moti i qëndrueshëm, Bashkia e Tiranës ka rehabilituar hapësirën brenda bllokut të banimit në zonën e Mozaikut të Tiranës.

Punonjësit e saj kanë larguar inertet e ngurta të cilat ishin hedhur, dhe kanë bërë dekorimin e gjithë hapësirës.

Krahas ndërtimit të trotuareve, janë vendosur edhe stolat si dhe koshat e rinj.

Tashmë lulet dhe pemët e reja të mbjella aty kanë krijuar një hapësirë të re ku banorët e zonës mund të shijojnë disa momente çlodhjeje nën hijen e pemëve dhe freskinë që të dhurojnë lulet.

a.s/dita

April 19, 2018 11:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*