Ahmet Zogu sipas Bedri Spahiut (shënime nga një qeli burgu)

September 4, 2017 12:21

Ahmet Zogu sipas Bedri Spahiut (shënime nga një qeli burgu)

Bedri Spahiu ka qenë një nga udhëheqësit kryesorë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipërinë e jugut. Për militantizmin, oratorinë dhe trimëritë e tij janë ngritur këngë të këtij lloji: “Kush e njeh Bedri Spahinë? N’Kurvelesh mban fjalim./ I vogël sa një stërlinë/ I vogël por vetëtimë…”

Pas lufte Bedri Spahiu ishte një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të regjimit komunist. Ai ka qenë Prokurori i Gjyqeve speciale, për të cilin sërish këndohej: “Tradhtarët porsi miu,/ I dënon Bedri Spahiu…”

Në vitin 1955 ai dënohet për veprimtari armiqësore, përjashtohet nga udhëheqja dhe nga partia. Gjithë vitet e tjera i ka kaluar në burgje dhe internime deri në vitin 1991.

Më 1992 ai botoi artikullin e famshëm me një titull të pazakontë: Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun, në të cilin kërkonte ndjesë publike dhe me zemër në dorë për gabimet që kishte bërë si ish-udhëheqës i lartë komunist. Ai ishte i pari (dhe i vetmi deri tani nga ish-garda e vjetër) që ka kryer këtë akt purifikimi të ndërgjegjes të mirëpritur nga shqiptarët. Dhe ky akt është dëshmi e një karakteri të fortë dhe të rrallë.

Bedri Spahiu kreu nga viti 1955 deri më 1990, plot 35 vjet burg dhe internim.

Pasi fitoi lirinë, u tërhoq në jetën e tij private dhe nuk u përzie me asnjë krah të politikës.

Këto kujtime janë shkruar në Burgun e Burrelit në vitet 1970 –1971, kur autori vuante aty dënimin.

I biri i Bedriut, Spartak Spahiu, i ka mbledhur me kujdes shënimet dhe kujtimet e të atit, ndërsa ekskluzivisht për gazetën DITA dha këtë pjesë të kujtimeve të titulluar “Jeta në kazermë”, i cila bën fjalë për vitet ’30, pra për gjysmën e dytë të sundimit të Ahmet Zogut. Ka në këto kujtime fakte të panjohura, por edhe një analizë të pamëshirshme të regjimit zogist.

Përgatiti Xhevdet Shehu

 

Gjashtë vjet në kazermë

(1 gusht 1931 – 11 qershor 1937)

Ajo zonë, sot ku shtrihet Qyteti i Nxënsave, në kohën e Zogut, quhej zona e Kazermave të Ali Rizait. Ali Rizai ishte një oficer i Zogut. Ai ndërtoi në atë zonë, që ishte krejt e pabanuar, një kazermë për repartin e tij dhe prandaj gjithë zona mori emrin e tij. Emri nuk i ndryshoi, megjithëse më vonë u ndërtuan atje, aq shumë kazerma dhe aq të mëdha, sa që kazerma e Riza Aliut humbi ndërmjet tyre, si hauri ndërmjet pallateve.

Zogu, që të siguronte sundimin, iu desh ta shpallte Italinë “motër të madhe” dhe të ndihmohej prej saj. Musolini, për të patur Motër të Vogël, “Pattulia avanzata”,  në Ballkan, i duhej që Shqipëria të pajisej me një ushtri moderne. Komandës së Përgjithshme të ushtrisë shqiptare të asaj kohe, iu deshën kazerma për një ushtri moderne. Kështu lindi kompleksi i kazermave të zonës në fjalë.

Vetë Aliu u zhduk nga qarkullimi, megjithëse emri iu përjetua në kazermat, kurse në shkolla, brenda e jashtë shtetit, filluan të nxjerrin oficerë të rinj, të aftë për një ushtri moderne. Kategoria e Aliut nuk ishin të aftë si oficerë të një ushtrie moderne. Aliut do t’i dëgjohej edhe një herë emri, më 1935, si kryetar i Gjyqit të Fierit dhe pas këtij funksioni të ndyrë, emri i tij nuk do të ndihej më në botën politike të vendit.

Si çdo sundimtar, edhe Zogu e mbante veten si zot i vendit dhe  baroste banorët me detyrën e “mbrojtjen e Atdheut”, detyrë që kishte si rrjedhim kryerjen e shërbimit ushtarak pa shpërblim. Dhe mbasi Zoti i gjithësisë ka përballë Dreqin, zoti i vendit, nuk mund të mos ketë përballë kundërshtarë dhe kjo dialektikë e kishte orientuar Zogun, që të kishte edhe armën e xhandarmërisë. Detyra e ushtrisë ishte hipotetike, eventuale, futuriste. Ajo hyn në veprim, në qoftë se sulmohet vendi; detyra e xhandarmërisë është aktuale, imediate, efektive. Ajo është gjithnjë në roje të sundimit, prandaj nuk ka nevojë për kazerma, nuk mbahet e përqendruar dhe vepron e shpërndarë në viset e Shqipërisë.

Kazermat e Ali Rizait ishin më të mëdhatë në Shqipëri. Këtu ishte përqendrimi më i madh ushtarak. Veç Grupit të Parë të Fanterisë, këtu ishte Grupi i Artilerisë “Kosova”, Bateria Fushore 75/27, Bateria 65/17, Shkolla Mbretërore, Kursi i Oficerave të Plotësimit dhe… Burgu. Po! Edhe Burgu, se ku ka sundim ka edhe burg dhe ushtria para se të jetë çdo gjë tjetër është sundim dhe sundim nga më djallëzorët.

Çdo tetëmbëdhjetë muaj, nga të gjitha anët e Shqipërisë, niseshin rekrutët në kazermat dhe ktheheshin në vendet e tyre, ushtarët e liruar.

Kazerma ishte shtëpia e kultit të sundonjësit, e kultit të Atdheut dhe e kultit të nënshtrimit. Gjatë tetëmbëdhjetë muajve, këtu i riu do të dëgjonte dhe do të përsëriste se tirania është regjimi ideal për popullin dhe se  Tirani është prijësi i natyrshëm i popullit e se populli ka gjetur në personin e Tiranit, udhëheqësin drejt fatbardhësisë. Për tetëmbëdhjetë muaj qytetarit i shtrohej një përpunimi mendor, që kishte për qëllim të identifikonte Atdheun me regjimin politik, detyrën e mbrojtjes së Atdheut me detyrën e mbrojtjes së regjimit dhe miqësinë idividuale, me mirëqenien dhe fatin e këtij regjimi. Për tetëmbëdhjetë muaj rekruti do t’i shtrohej arbitrit të Rregullores Ushtarake të oficerit dhe të graduatit, me qëllim që të asgjësohej sedra, dinjiteti dhe personaliteti individual, të konstatohej vullneti i njeriut, të kultivohej automatizimi militarist, të formohej ushtari, ai personazh guak që ze vendin e një numri që vepron si makinë dhe që vret për profesion.

Ja, në një kazermë të tillë dhe për një ndërmarrje të tillë, më destinoi prapësia e jetës. Më 1 gusht 1931, unë me një grup shokësh të porsagraduar, u transferuam në Grupin e Artilerisë “Kosova”, në kazermat e Ali Rizait. Një gushti ishte triumfi i prapësisë së jetës mbi vullnetin tim, por një gushti ishte dhe fillimi  i revanshit tim. Në kazermat e Ali Rizait, unë do të kurdisja bombën me plasje të vonët, do të krijoja Grupin komunist.

Unë isha produkt i atij antimilitarizmi, që pushtoi Botën, pas Luftës së Parë Botërore. Kur isha në gjimnaz, me gjithë privacionet ekonomike, unë thoja se nuk do të pranoja të bëhesha oficer edhe po të më jepnin që në fillim, në çast gradën major. Por rregjimi i Zogut, më shkëputi nga gjimnazi për të kryer shërbimin ushtarak, tetëmbëdhjetë mujor dhe më vuri përpara dilemës: ose 18 muaj ushtar dhe pas kësaj periudhe i papunë ose 18 muaj në Shkollën e Artilerisë dhe pas kësaj në karrierën e oficerit aktiv. Natyrisht zgjodha shkollën dhe vesha kështu uniformën që urreja më shumë.

Dy ishin viset që e furnizonin rregjimin me nxënësa për oficera: Mati dhe Dibra. Unë isha nga Gjirokastra dhe për gjirokastritët ishin të mbyllura dyert e kurseve, që bëheshin atëherë për përgatitje të oficerëve të fanterisë. Veç kësaj ndër kandidatët matjanë e dibranë, pranoheshin në këto kurse, ata të rinj që ishin misa të familjeve të miqësuara dhe të solidarizuara me Zogun, që në ditët e para të kthimit të tij në Shqipëri ose që ishin të rekomanduara nga këto familje. Mbi bazë të kriterit të solidarizimit fillestar dhe të rekomandimit, mund të futeshin në kurset e fanterisë, edhe nxënësa nga krahina të tjera, por praktikisht ishte aq rrallë të gjeje në vise të tjera familje të solidarizimit fillestar, sa ishte rrallë të gjeje kristianë me origjinë muslimane. Për të rinj nga radha e të vobektëve të qytetit, siç isha unë, ishte aq e pamundur që të siguronin një rekomandim për në kurset e fanterisë, sa ishte e pamundur që të lidhej një krushqi ndërmjet një familjeje dhjakonare dhe një familjeje pasanike.

Por, që nga viti 1928 gjendja filloi të ndryshojë. Atëhere politika e kuadrit ushtarak të rregjimit u gjend në një kryqëzim rrugësh. Politika krahinore, personale dhe miqësore e kuadrit ideal për një ushtri këmbësore të vogël, sa i duhej vetë rregjimit, nuk ishte më i përshtatshme dhe e mundshme për një ushtri shumëarmësh (fanteri, artileri, xhenjo) aq të madhe dhe aq moderne sa i duhej “Aleates së madhe”. Nuk ishte e drejtë të pandehet, se Zogu nuk e kuptonte, se një politikë e zgjedhjes së kandidatëve për nxënësa oficerë pavarësisht nga krahina dhe shtresa shoqërore mbi bazë konkursi ashtu si i duhej një ushtrie moderne kishte rreziqet e saj. Në rradhët e oficerëve do të futeshin elementë të pakontrolluar, heterogjne e të influencuar nga korente ideologjike kundërshtare.

Por, Zogut iu desh të zgjidhte ndërmjet këtij rreziku, që paraqiste kuadri i një ushtrie moderne dhe rrezikut të dështimit të politikës së miqësisë me Italinë fashiste; miqësi që presupozonte ndër të tjera, edhe krijimin e ushtrisë moderne. Ndër dy këto rreziqe për Zogun, mungesa e ndihmës së Musolinit përbënte të keqen më të madhe.

Zogu veproi sipas së keqes më të vogël. Filluan të ngrihen kurse shkolle për oficerët e armëve speciale mbi bazë konkursi dhe kurse për oficera plotësimi mbi bazë të shërbimit ushtarak dhe të diplomës së shkollës së mesme. Kështu kuadri oficer u nacionalizua dhe u demokratizua. Në armët e reja si artileria, xhenjo e ndërlidhja, haseshin oficerë nga të gjitha klasat dhe shtresat e popullsisë. Është pikërisht për këtë arsye, që ideja komuniste u përhap më shumë në këto tre armë dhe që Zogu u tregua i matur në sjelljen e tij kundër Grupit komunist, hezitonte të bënte spastrimin e rradhëve të kuadrit  nga komunistët, që i propozonin vartësit e tij dhe që pas arrestimit të Grupit komunist, nuk i besoi as informatave të Ministrisë të Punëve të Brendshme dhe as hetimit të Komandës së Përgjithshme, por bëri vetë një hetim me anë të inspektorit të Oborrit, Harrillës, duke i marë në pyetje drejtpëdrejt të pandehurit.

Unë nuk isha vetëm antimilitarist. Isha edhe i mbrujtur me atë frymë komuniste e revolucionare që lëshoi mbi Evropë dhe në botë Revolucioni i Tetorit. Për më tepër isha pjellë e mizerjes shoqërore, i munduar nga jeta dhe i revoltuar kundra saj dhe prej natyre isha një nga ato krijesa njerëzore, që nuk e braktisin idealin, që mund të thyhen, por që nuk përkulen, që mund t’i bien edhe murit me kokë në rrugën e së vërtetës që përfaqësojnë, por që nuk zbrapsen. Unë pata kënaqësinë të gjej të tillë njerëz, në rradhët e nxënësve të shkollës së artilerisë, në rradhët e oficerëve, të nënoficerëve të artilerisë, të xhenjos e nga pak në të gjitha armët e ushtrisë, në xhandarmëri dhe më vonë edhe në civilë.

Indiferentët

Seleksionimi subversiv mori fund natën e 13 – 14 gushtit 1935, në vigjiljen e Kryengritjes së Fierit. Zogu kish urdhëruar  gadishmërinë e reparteve. Oficerët e  kalonin natën në repart, në pritje të urdhërit të veprimit dhe ne bëmë mbledhjen e rrapit, duke tërhequr në këtë mbledhje, të gjithë ata oficerë të Grupit, që ishin të dispozuar të merrnin pjesë në kryengritje dhe të drejtonin armët kundër rregjimit.

Mbas kësaj, ndarja e oficerëve në antizogistë të udhëhequr nga komunistët, në zogista dhe në indiferentë, e realizuar gjatë një propagande katër vjeçare, paraqitej e ngurtësuar. Me dështimin e Kryengritjes së Fierit u kapërcye faza kulminante e shkëputjes së oficerëve nga influenca zogiste. Rregjimi kapërceu krizën e tij më të madhe. Përballë nesh tani janë zogistët pa të çara. Ndërmjet nesh dhe atyre janë indiferentët që u treguan amorfë edhe në kulmin e krizës së rregjimit. Vetëm një krizë e re e rregjimit në të ardhmen, mund të provokojë një diferencim  të ri na rradhën e zogistave dhe të indiferentëve, por ne komunistët ishim mjaft të komprometuar. Rregjimi filloi të marrë masa izolimi ndaj meje dhe disa shokëve, izolim brenda Grupit dhe transferim jashtë Grupit. Arrestimet janë në rendin e ditës.

Ç’do të thotë “oficerë indiferentë”? Mos do të hidhnin armët këta, sikur lëvizja antizogiste të kishte mundur të realizonte një drejtim unik të oficerëve antizogistë të Tiranës dhe të shpërthente kryengritjen në kryeqytet? Jo! Ata nuk do të hidhnin armët dhe nuk do të vepronin në krah të opozitës, por në krah të oficerëve zogistë dhe do të luftonin kundra nesh jo më pak se zogistët.

Kur është fjala për vijën e zjarrit, për oficerin ka vetëm dy drejtime: ose të drejtojë repartin kundra atij, që ka përballë ose kundra atij që ka nga pas. Një drejtim i tretë nuk ekziston.

Ne përdorim fjalën indiferentë për të treguar atë pjesë të oficerëve që kishin kaluar në përpunimin tonë, por nuk ishin shoqëruar me ne. Dikujt i ishte kritikuar politika e rregjimit, dikujt edhe vetë rregjimi, duke i kundërvenë rregjimin republikan, dikujt edhe sistemi ekonomik të shoqërisë i kundërvumë sistemin sovjetik, dikujt i ishte bërë thirrje për të marrë pjesë në kryengritjen që po përgatitej (1934 – 1935).

Asnjë nga këta oficerë nuk e vlerësoi sakrilegj mendimin e komunistit, asnjë prej tyre nuk e arsyetoi pasivitetin, refuzimin ose kundërshtimin e tij me lidhjen e betimit të besnikërisë ose argumentë besnikërie politike, asnjë nuk  i këputi lidhjet shoqërore me komunistin që tentoi ta lidhte me kampin e kundërt. Kjo karakteristikë e përbashkët i bënte ata sa të ndryshëm nga antizogistët, aq të ndryshëm edhe nga zogistët.

Revolucioni demokratik

Histori e shekullit XX, tregon se në vende të prapambetura (nënzhvillim), në kushte normale, ushtria është e vetmja forcë, që mund të përmbysë Tiraninë.

Dhe kjo shpjegohet:

Në vende të nënzhvilluara nuk ka vendbanime të mëdha, me masa të përqendruara. Popullsia është e shpërndarë në një territor të gjerë. Opozita nuk mundet të bëjë përqendrimin e forcave të saj dhe çdo përqendrim lokal i këtyre forcave, do të gjejë përballë forcat e armatosura të tiranisë, e cila jo vetëm disponon forcë të përqendruar, por edhe ka mundësi edhe të përqendrojë dhe të manovrojë në saj të mjeteve të komunikacionit që disponon për këtë manovrim. Edhe në ato raste kur vendi i nënzhvilluar ka një ose dy qendra relativisht të mëdha dhe të supozojmë se në këto qendra influenca e opozitës ishte absolute (gjë që në praktikë është absolutisht e pamundur), opozita prapë nuk do të ketë as kohë, as mjete transporti, që të formojë masë përballë forcave të Tiranit në pikën e nevojshme të mbrojtjes së tij.

Për shkak të natyrës policeske të tiranisë, opozita nuk mund të shndrojë në mundësi efektive mundësitë latente, nuk mund t’i aktivizojë këto forca latente pa pasur në dispozicion një periudhë kohe të nevojshme për këtë punë dhe tirania nuk ia jep këtë kohë asaj. Me shërbimin e spiunazhit tirania i dikton lëvizjet dhe qëllimet e opozitës dhe e çokanis atë si t’i vijë më mbarë dhe kur t’i teket më mirë.

Është për shkak të këtyre rrethanave që tirania në vende të nënzhvilluara vazhdon të jetojë pa shqetësime serioze, deri sa fryma opozitare pushton ushtrinë, oficerët, komandat. Në këtë pikë ushtria lëviz në drejtim të kundërt të destinacionit të saj. Ajo përmbys tiraninë ekzistuese.

Shqipëria ishte një nga këto vende të nënzhvillimit. Tirania e goditi opozitën më 1932 (Organizata e Labërisë), më 1937 (Grupi komunist i ushtrisë), më 1938 (Grupi komunist i Shkodrës). E theu tentativën e Kryengritjes së Fierit dhe atë të Delvinës. U vërtetua edhe në rastin e Shqipërisë, se rregjimi tiranik nuk i jep opozitës kohën e nevojshme për përgatitje ose ndërmarrjet kryengritëse mbi bazë të lëvizjeve civile janë të destinuara të dështojnë.

Por nga ana tjetër krijimi i Grupit Komunist në armën speciale të ushtrisë dhe në kushtet e favorshme me këtë armë për propagandën antizogiste dhe komuniste, konfirmojnë në terrenin e Shqipërisë, atë që është karaktristikë për ushtritë e vendeve të nënzhvilluara dhe pikërisht faktin, që ushtria e këtyre vendeve është e prirur të pushtohet nga forma opozicionare.

Fuqitë e armatosura të Zogut ishin prekur, por nuk ishin pushtuar nga fryma revolucionare. Këtë provoi Revolucioni i Fierit. Në fakt qendra e nacionalistëve revolucionarë, megjithëse vendbanimin e kishte në Tiranë, nuk e shpërtheu kryengritjen këtu. Musa Krajën e dërgoi të shpalli kryengritjen në Fier dhe të komandonte jo reparte ushtarake, por turma civilësh që u shpërndanë që në rezistencën e parë të Lushnjes. Ne komunistëve na çoi lajm që të linim repartet e të shkonim në Durrës, ku do të na “dërgonte” udhëzime veprimi.

Nga kjo vërtetohet se nacionalistët nuk kishin përkrahës në rradhët e ushtrisë; nuk kishin këtu një punë subversive si komunistët dhe prandaj nuk kishin me kë të bashkonin forcat e Grupit tonë, por të të kombinuara me një veprim kryengritës brenda kryeqytetit.

Sikur të mos kishte ndodhur pushtimi i prillit 1939, që i dha fund rregjimit të Zogut, unë jam i bindur se përmbysja e Tiranisë së Zogut, do të ndodhte jo nga një kryengritje me sukses e masave civile, por një veprim ngadhnjimtar i njësive ushtarake dhe Shqipëria do të konfirmonte edhe nga kjo anë, rregullin e përgjithshëm se në vendet nënzhvillim në kushte normale, vetëm ushtria është forcë e aftë për të përmbysur tiranitë.

Ne komunistët sapo kishim dalë nga veza. Ne ishim në fazën e rretheve propagandistike. Revolucioni ynë ishte një objekt strategjik, si të them, ishte çështje e një perspektive të largët. I kohës ishte revolucioni borgjez, demokratik. Ne e dinim mirë se nuk mund të ishim në krye dhe të udhëhiqnim këtë revolucion. Në se ne grumbullonim dhe inkuadronim rreth vetes elementë antizogistë si Toger Feim Çarçani. Haxhi Stasa, Kazazi etj, këtë nuk e bënim me perspektivën e revolucionit tonë dhe për revolucionin tonë, por për perspektivën e revolucionit borgjez dhe për revolucionin borgjez.

Përballë një ndërmarrjeje kryengritëse të udhëhequr nga ne, nacionalistët nëqoftëse nuk do të rreshtoheshin me Zogun, ata me siguri nuk do të vinin as mbrapa nesh. Përpara diktaturës komuniste ata preferonin, dhe kjo ishte e drejtë për ta, diktaturën feudo – bajraktare dhe personale të Zogut. Po të njëjtën qëndrim do të mbanin nacionalistët revolucionarë edhe karshi antitezës së diktaturës komuniste, diktaturës së ndritur të shpallur nga Ismet Toto – diktaturë fashistizante. Gjithashtu ne, komunistët dhe partizanët e diktaturës së ndritur nga ana e tyre preferonim rregjimin ekzistues ndaj diktaturave të njeri – tjetrit.

Bedri Spahiu me fëmijët në fillim të viteve 1950

Një atentat në tentativë kundër Zogut

Një ditë e takova Lutfiun në Rrugën e Kavajës, përpara shtëpisë së oficerave. Më shtrëngoi dorën me të dy duart me një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe fytyra i qeshte nga gëzimi.

“Vendosa, – më tha, – do ta vras !”

“Zogun !” – mu përgjigj, kur e pyeta se cilin.

E mora dhe e çova të bisedoja me të, në një qoshe të shtëpisë së Oficerave.

–  Ç’janë këto që thua ? – i them. – Terrori individual nuk është metoda jonë.

– Ç’është e vërteta, – mu përgjigj, – unë kam parë të shkruar se komunistët duhet të përdorin edhe terrorin individual.

– Ku e ke parë ?

– Në Larousse.

– Megjithëse unë nuk kisha eksperiencë mbi sëmundjet e nervave dhe Lutfiu nuk kishte shenja të asaj marrëzie që njihja unë, kjo përgjigje më bindi se trutë e tij nuk ishin normalë. Tani gjithë çështja ishte që të shihja sa e rëndë ishte gjendja e tij mendore.

– Po si mund të vritet Zogu ! Ai s’del jashtë pallatit.

– Kam kërkuar audiencë.

– Po Zogu do të informohet se ti je komunist dhe nuk do të të pranojë.

– Unë do të insistoj deri sa të më pranojë.

– Ta zemë se do të të pranojë, por tek Zogu nuk hyhet me armë.

– Do të dorëzoj koburen, por do të kem një thikë me vete.

– Por të kontrollojnë trupin dhe ta gjejnë.

– Aha ! S’ma gjejnë dot. Do ta fsheh mirë.

– Ke nevojë të pushosh e të qetësohesh, – i them. – Shko në shtëpi. Largoji këto mendime nga koka dhe qetësohu.

U ndava nga Lutfiu për të takuar Hamdi Frashërin, që banonte në një dhomë me të.

Të nesërmen Lutfiu kish shkuar tek Gjeneral Mirdashi, për të kërkuar ndërhyrjen e tij, të pranohej në audiencë nga Zogu. Në bisedë e sipër i kishin shkuar sytë në fotografinë e Zogut dhe kishte thirrur në drejtim të tij:

“Ah, mustaqe mut ! Do të të gri mushkritë !”

Aty ishte arrestuar.

 

September 4, 2017 12:21
Komento

29 Komente

  1. intelektuali September 4, 12:47

    O gazetari fanatik i Nexhmijes, por si nuk te vjen pak turp me keto BAJGA qe hedh ne gazeten DITA?

    PO ME PROKURORIN GJAKATAR TE ENVERIT BEDRI SPAHIU DO TE SHKRUASH TI MORE PIZEVENG ENVERIST HISTORINE E AHMET ZOGUT?

    Po HARRAM buken qe blen me LEKAT e Ahmet Zogut more i pabese, po pse nuk shkruan:

    KU ISHTE ENVERI NE VITIN 1937?

    sepse:

    Dokumentat tregojne se ishte emeruar ne Ambasaden e Mbreterise shqyptare ne Bruksel megjithese nuk kishte asnje dipllome dhe asnje arsim,

    HE PRA O GAZETARI I NEXHMIJES, XHEVDET SHEHU PSE NUK TREGON SE KU ISHTE ENVER HOXHA ATE KOHE?

    dhe dicka tjeter:

    Pse e perzune Enver hajdutin nga ambasada e Zogut ne Bruksel ku e kishte regulluar e veja e Myfit Beut te Libohoves me nderhyrjen e Bahri Omarit qe ishte bamiresi dhe kunati i Enverit, qe Bedri Spahiu e denoi me vdekje dhe e torturoi para se te vdiste.

    Reply to this comment
    • floriri i Bençes September 4, 15:11

      Ha ha ha ha, doli Injoranti, kelyshi i zogut. Gazeta i boton vetem per ty keto shkrime, qe te masturbohesh pak.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 4, 16:26

      “Po HARRAM buken qe blen me LEKAT e Ahmet Zogut more i pabese, po pse nuk shkruan:”
      narto debili
      kur shkruan një gjë të tillë!?
      nuk të shkon mëndja se dikush mund ta shkruajë dhe për ty??kështu mund të zëvëndësojë zogun me enverin dhe puna mbaroi!!
      mor copë idioti po ku të sëmës i gjeti zogu “lekat”?ndyrësirë që u bë me prona në të gjithë shqipërinë në një kohë që për herë të parë në 1920ën e morri vesh që kishte shqipëri dhe matan maleve të burgajetit!!
      shko mor debil patollogjik!!mor i çmëndur me liridalje!!

      Reply to this comment
      • Bedi Spahiu i ka pas pasardhesit. September 4, 20:31

        O INJORANT FANATIK FASHIST!

        PERSE NUK TE PELQEN DHE KE ALERGJI NGA E VERTETA!?

        QE TE KUPTOSH TI O PASARDHES I TRADHETARIT DHE HAJDUTIT TE MATIT, KUSH ESHTE BEDRI SPAHIU, PIKSEPARI DUHET TE NJOHESH.

        1. FORMIMIN
        2.VEPREN
        3.KARAKTERIN E PAMPOSHTUT TE ATIJ NJERIU!

        1.BEDRI SPAHIU KISHTE MBARUAR USHTARAK I LARTE NE ITALI ME NJE FORMIM EKSELENT NE KETE FUSHE. ISHTE KOMUNISTI I VETEM IDEOLOG DHE NJOHES I SHKELQYER I ASAJ FILOZOFIE. POLEMIST DHE ARGUMENTUES I PA ARITSHEM NGA E GJITHE KLASA POLITIKE SHQIPTARE E ATYRE VITEVE, KUR KOMUNIZMI NE BOTE ISHTE NJE IDEOLOGJI E CILA FITONTE NDJEKES NE MBARE EVROPEN.

        2.KA QENE VEPRIMTAR ANTIZOGIST DHE NGA TE PARET ANTIFASHTISTE ME ARME NE DORE KUNDER OKUPATORIT NAZI-FASHIST. KRIJUESI DHE ORGANIZATORI KRYESOR I ÇETAVE PARTIZANE NE JUG TE SHQIPERISE. DERI PAS ÇLIRIMIT NE JUG NUK NJIHEJ UDHEHEQES TJETER VEÇ TIJ, MADJE AS ENVER HOXHA NUK E KISHTE AUTORITETIN E TIJ DUKE FILLUAR QE NGA KURVELESHI, GJIROKASTRA, PERMETI, TEPELENA E ME GJERE. KJO ISHTE NJE NGA ARSYET QE DHE ENVER HOXHES NUK JA MBAJTI TA VRISTE SIÇ BERI ME TE TJERET QE E KUNDERSHTUAN NGA FRIKA E PROVOKIMIT TE NJE REVOLTE NE LABERI.

        3. ASHTU SIÇ THOTE DHE AUTORI I SHKRIMIT, ISHTE I VETMI NGA ISH UDHEHEQESIT KOMUNISTE I CILI KERKOI NDJESE PUBLIKE PER AKTIVITETIN E TIJ SI DREJTUES I LARTE I ATIJ SISTEMI PER PERJUDHEN DERI NE BURGOSJEN E TIJ 30 VJEÇARE. ENVER HOXHA HERE PAS HERE I DERGONTE NE BURG NJEREZ QE TA BINDNIN BEDRIUN TI KERKONTE FALJE DHE ME KETE RAST DO TA LIRONTE DHE REHABILITONTE MENJEHERE. ISHTE I VETMI QE NE GJYQIN POLITIK KUNDER TIJ I THA ENVER HOXHES: KUSH JE TI O BIRBO I PARIST QE TE ME DENOSH MUA!? I VETMI! PASI GJYQET E KREREVE TE TJERE POLITIKE I KE PARE SE SI KANE PERFUNDUAT ME SHPREHJE TE TIPI: “NUK KA GJE! PARTIA IME ME DENON!”
        KARAKTERI I ATIJ NJERIU QE PER HIR TE IDEALIT TE VET NUK PRANOI KURRE TE NENSHTROH AS PERPARA VETE ENVER HOXHES, TREGON NJE NJERI ME VLERA TE LARTA, VLERA TE CILAT I KUSHTUAN PERJUDHEN ME TE GJATE TE BURGIMIT NGA ÇDO I DENUAR TJETER POLITIK NE SHQIPERI. KARAKTERE TE TILLA NUK ESHTE E MUNDUR TI GJESH KOLLAJ, JO ME SOT POR AS NE KOHEN E TRIMAVE TE SHQIPERISE.

        NE FUND U BERE TI O SPURDHJAK, MUT I BEDRI SPAHIUT TA PERGOJOSH DHE OFENDOSH ATE NJERI TE MADH.

        Reply to this comment
        • Kalaja September 5, 00:01

          Pse i merr perte verteta keto qe shkruan?
          Pse sllavo-komunizmi te cilit iu ngjiten fashistet komuniste Bedri Spahiu dhe Nexhmije Xhuglini ishte i miri dhe shteti shqiptar me kryetarin e tij ishin te keqinjte?

          Reply to this comment
        • intelektuali September 5, 13:40

          Bahri Omari e dergoi tek i jati ne Turqi Bedri Spahiun kur i vdiq e jema dhe po vdiste nga uria dhe ishte po prape Bahri Omari qe e beri oficer kemishzi me page te majme kur u kthye nga studimet, dhe ky komunist i flakte qe kishte qene oficer kemishzi i Italise e shperbleu mikun dhe shokun e tij bamires te femijerise duke thyer kockat e trupit perpara se ta pushkatonte,

          prandaj:

          ti o spiun i Enverit, spurdhjak halabak dhe rrugac ordiner laje gojen me kolinoz kur permend intelektualin dhe meso nga historia qe nuk eshte shkruar nga kalemxhinjte e KQ te PPSH, por qe ekziston origjinale ne bibliotekat e Botes Demokratike.

          pershembell:

          T A E DI QE ENVER PEDERASTI KISHTE QENE I FELUAR ME MOTREN E AHMET ZOGUT DHE SE BAHRI OMARI ISHTE AI QE E PRISHI KETE FEJESE?

          Reply to this comment
        • Arben September 6, 19:55

          O SHOKU, PO NDRYSHOJE SHKRIMIN, SE E KAM

          “ZENE UNE” KETE ME GERMA KAPITALE.

          HAHA

          Reply to this comment
        • ELIOT April 6, 13:49

          PO TE KISHTE QENE NJERI I MADH…. I ZGJUAR SIC E KENI BERE JU …. DUHEJ TE VRISTE ENVER HITLERIN DHE JO ZOGUN…SE ZOGU PER KOHEN E VET ISHTE NJE DEMOKRAT LIBERAL DHE IZ GJUAR …SE VETEM ME ITALIANET NE SHQIPTARET MUND TE EVITONIM SULMET E GREKUT DHE TE SERBIT …ZOGU KISHTE POLITIKE TE RRAFINUAR ..JO SI ENVERI QE NA IZZOLOI DHE NA BERI VENDIN ME TE MJERE NE EUROPE ..DHE BRAVO PER TE FALURAT QE KERKOI POPULLIT PER KRIMET E KOMUNSTAVE ……DHE IDETE E KOMUNISTAVE NA BEN QE SOT TE JEMI MIZERABLE . … NJE REVOLUCIONER I PARISIT NE VITET 1968 ..ISHTE STUDENT ..DHE TREEGONTE … BEME GREVA ..I BLLOKUAM FAKULTETET ..KISHIM IDE TREOCKISTE … ISHIM TE RINJ DHE KUJTONIM SE KOMUNIZMI ISHTE E ADHMJA ..ISHTE PARADISE ..POR SOT MBAS SHUME VITESH …. KA IDE TE REJA .. ESHTE MACRONIST ..ME PRESIDENTIN MACRON . DHE THOTE … SHYQYR QE NUK FITUAM .. ..QE NUK BEME VENDIN SI NE RUSI . SE SOT E KA KUPTUAR RININE ..QE ENDERRONI NJE JETE E RE .POR KUR E PANE CBEN BOLSHEVIKET NE BOTE … I KA THIRRE MENDJES .. ENVERI DHE DISA DIKTATORE E PERVETESUAN LUFTEN PER JETEN E TYRE PERSONALE .. DHE GJETEN DISA TE PASHKOLLUAR …PERSE NUK FITUAN KOMUNISTAT NE VENDET E CIVILIZUARA ???? SI FRANCA ANGLIA HOLLANDA BELGJIKA SUEDIA ..PERSE … SE NE SHQIPERI COBANET FLUTURONIN ME PRESH NE BYTHE … ENVERI TALLTE B …ME FSHATARET E SHKRETE ..PO S ISHTE FAJI I TYRE …JO .. I BESUAN DIKTATORIT DHE E PANE SI PERFUNDUAN …

          Reply to this comment
    • I TILLE JE , SA HERE HAP GOJËN September 4, 18:24

      O Intelolesh… , mos kerko tu japesh mend te tjereve , kur vete je i shkundur nga trute . Ku e gjen te drejten qe ti imponohesh nje gazete te madhe e te shumelexuar , se cfar duhet te shkruaje ? Ike pirdhu e futu ne vrimen e miut , nga gjirizet e te cilit ke dale dhe ushqehesh . Ne se nuk te pelqejne shkrime e kesaj gazete , mos u kruaj me te , por shko lëpi jarget e mamuthit te “55”-es e mos na prish humorin me idjotesite e tua !
      Nuk te ze gjumi per te lexuar e komentuar ne kete gazete , se vetem per kete “pune” paguhesh . Felliqësirë qe kuterbon era kërmë !

      Reply to this comment
  2. Brunswick September 4, 14:12

    Thuhet se kur Enver Hoxha beri Mehmet Shehun kryeminister, Bedri Spahiu e pyeti:
    “Kush eshte ky Mehmet Shehu?”
    Enveri iu pergjigj: “Ka qene komandant i brigades se pare.”
    “Por une, ne zonen e pare operative kisha 10 brigada” thuhet se i tha Bedriu.

    Reply to this comment
  3. kashmir September 4, 14:35

    Nuk ka dyshim (dhe ky shkrim e dwshmon) se Bedri Spahiu ishte me i zgjuari dhe me i prgatituri intelektualisht nga udheheqja e komuniste e viteve te luftes e te pasluftes, por u pengua nga influenca jugosllave si antijugosllav, qe priste rastin te vinte ne udheheqje Koci Xoxen.
    Ai (dhe jo Hysni kapo) ishte komisari i zones operative Vlore-Gjirokaster qe kishte gjysmen e forcave te Ushtrise Nacional-Clirimtare.

    Reply to this comment
  4. Babkulla September 4, 16:48

    Me nje fjale popullore do ta komentoj kete artikull : Mbame kete kurve te çaje kete kopil . Turp qè ju jepet hapsire gjakatareve te komunizmit alla bolshevik – stalinist .

    Reply to this comment
  5. demo September 4, 17:20

    E provove o Bedri edhe diktaturen e sokakut,.Si tu duk diktatura e bashtos se Sokakut?Te vuri te vrasesh vellezerit Kokalari,te coi te kurdisesh masakren e Gerhotit,te vurit t`i pushkatosh pak edhe kunatin,te vuri te t`ja presesh koken edhe nipit te BABA Cenos,vetem XHAXHA Halilin nuk te porositi t`ja dekorosh.Edhe ne boten tjeter o Bedri Bedeli ne xhehenem ke shkuar,Bashto borgjezi,qe”studionte per Medicine” ne France,kur shkoi tek shen Pjetri i nxorri letrat e gjyqit:- Te afermit mi vrau Bedri Spahiu,gjitoni i sokakut,se na kishin inat prej Anese!!!

    Reply to this comment
    • Gjirokastriti September 5, 00:07

      O Demo po ky nipi i baba Cenos kush ishte se na bere kurjoz? I ditke mire disa fjale e shprehje te Gjirokastres! Po ç’ti besh o Demo ja qe e heq ai qytet udheheqjen. Edhe sot si mot e qemot, po te shohesh rreth e rrotull do gjesh bij aneje qe drejtojne. S’ke çi ben! Kjo eshte historia. Po deshe pyet edhe “Intelektualin” te te japi ndonje statistike te te arsimuarve sipas qyteteve ne kohen e “lartmadhnise” dhe do bindesh qe asgje nuk eshte rastesore. Se qe te te behet qejfi dhe ti, nga ai sokaku i Enverit doli dhe Musineja! Gjitone e “bashtos” ishte dhe ajo.

      Reply to this comment
      • Bureto September 6, 16:42

        Nipi i baba Çenos ishte Abaz Omari, djali i vajzes se Hysen Hoxhes, xhaxhait te Enver Hoxhes, i cili kishte shtate vajza dhe njera qe martuar me beun Omari, qe jetonte ne Berat, ku kishte dhe pronat. Kete kusherire, Enveri dhe historiografia komuniste, nuk e ka permendur kurre. Abazi, kishte studiuar per drejtesi ne france, qe i pasur dhe e ka ndihmuar Enverin, por ishte kundershtar ideologjik i tij (antikomunist) dhe ndoshta dinte shume rreth tij, ndaj dhe pas lufte e vrau.

        Reply to this comment
        • intelektuali September 6, 20:13

          Enver Sadisti nuk e vrau Abazin e gjore, por i preu koken me nje urdher direkt per xhelatet e tij dhe kur e gjeten pa koke ne Berat ne vitin 1993 dhe xhelati qe i kishte prere koken tha se urdherin e kishte direkt nga Enveri.

          Ja ku e ke ketu me poshte historine qe te mos hidhen si VAMPPIRE fanatiket e Enverit:

          http://www.forumishqiptar.com/threads/320-Enver-Hoxha-i-preu-kok%C3%ABn-nipit-ballist-Abaz-Omari

          Vetem se:

          Abaz Omari nuk ka qene ballist aspak, por nje social-demokrat i mirefillte dhe njekohesisht njeriu qe e kishte ndihmuar kusheririn e tij Enver Hoxha ne France edhe me LEKA edhe me ndihme nga te gjitha anet.

          Si Abaz Omari perfunduan te gjithe ata qe guxuan t’i dalin kunder Enverit ne pabesine e tij makaber drejt pushtetit absolut mbi Shqypnine duke ja shitur Kosoven dhe viset e tjera Titos dhe Jugosllavise Komuniste.

          Reply to this comment
  6. Nje shqiptar September 4, 18:43

    Nuk mund te ece perpara nje popull qe mohon ose shtremberon kujtesen historike duke degjuar vetem fitimtaret qe shkruajne historine sipas pikepamjeve te tyre. Perse nuk shkruajne edhe zogistet per veshtirsite qe perballuan ne ndertimin e administrates shteterore, ushtrise dhe shtetit te pare shqiptar pas 450 viteve pushtimi otoman? Babai, nje nenpunes i Zogut, na tregonte se sa veshtirsi jane hasur per ndertimin e administrates shteterore, per berjen e tapive te pronave ne gjuhen shqipe, per ndertimin e ushtrise, xhandarmerise, heqjen e fesit tanuz nga zyrat etj. etj. Duhet qe vete Bedri Spahiu, nje kriminel gjakatar qe as ka ditur se çfare eshte komunizmi, te tregoje se si luftonte kunder shtetit te ri shqiptar qe Zogu mezi po e ndertonte. Pjeter Arberori me tregonte qe i ka bere nje pyetje Bedri Spahiut kur ishte ne burg me te: Ore Bedri, nga tregimet tuaja dhe nga sa po te njoh ketu ti qenke njeri i mire po perse keni bere tere ato vrasje e tortura? Bedriu i eshte pergjigjur : Ne komunistet kur jemi vetem apo nje nga nje jemi shume te sjelleshem e burra te mire, por kur behemi bashke dhe marrim pushtetin behemi te egjer..?

    Reply to this comment
    • mirel September 5, 23:48

      hahaha, per cfare te shkruaj?
      Per borxhet qe merrte Zogolli per tu shkerbythyr me Myzon dhe nuk ja paguante dot Italise?
      Meqe nuk i pagoi dot i nenshkroi pushtimin.
      Ky fare bajge si Toptani.

      Reply to this comment
  7. mbaj hudher me vete, te "behesh"...... mosbesues September 4, 19:23

    “harram buken, qe mer me lekat e zogut”, thote . jane fjale demagogjike, o çun . nuk ka: “buka e zogut”, “ura e zogut”, “trimerite” e napoleonit, “gjenialiteti” i aleksander “manjos” e te tera . jane “gjuhe letrare” per te justifikuar kultin e heroit, ose njeriut te “emeruar” nga hyu, per te çfrytezuar……… popullin per qejfe e jete luksi . por edhe per “FAME”, qe te vazhdojme te genjehemi dhe sot e kesaj dite… ps. sa me kenaq ky “intelektuali” . nevrikoqet si puna ime, kur harroj…… kutine e duhanit ne kafe .

    Reply to this comment
  8. beni September 5, 09:09

    Ku esht komenti im i ores17i dites se djeshme?

    Reply to this comment
  9. intelektuali September 5, 12:18

    Gazeta “55” eshte e spiuneve te kamufluar te Enverit, prandaj o rrugac halabak si te gjithe enveristet fanatike ne gazeten DITA meso se askush nuk kerkon te imponoje askend ne kete forum te nderuar liberal dhe se ata qe paguheshin nga Partia e Punes per te ushtruar dhune dhe terror shteteror me mashtrime bolshevike per “Parajsa Imagjinare” nuk ishin intelektualet properendimore, por ata qe u kishin Vatanin dhe BYTHEN e pderastit Jugosllavise Komuniste dhe Marshallit Tito ne fillim dhe me pas me radhe BRSS dhe Kines vetem per dy aspra te pushtetit absolut qe ta mbanin shqypnine si nje CIFLIG feudal te familjeve te tyre pa moral dhe sadiste e gjakatare.

    prandaj:

    Ti qe je mesiguri nje nga ata xhelatet spiuna te Enverit, qe mbushet lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne vendin tone dhe akoma nuk keni moralin per te kwerkuar te pakten falje per krimet tuaja monstruoze, degjo ketu o rrugac i pacipe edhe nje histori tjeter qe e ka ne qender debati ne gazeten DITA:

    A KA TE DREJTE GAZETARI I NEXHMIJES, XHEVDET SHEHU T’I REFEROHET NE SHKRIMIN E TIJ ANTIZOGIST PROKURORIT XHELAT I ENVERIT, BEDRI SPAHIU QE U BE PISHMAN NE FUND TE JETES PER KRIMET E TIJ MONSTRUOZE?

    Ky eshte strumbullari i debatit qe po zhvillohet dhe jo se kush eshte intelektuali qe nuk bie dakord me BAJGAT historike qe leshojne papushim spiunet e Sigurimit si puna e gazetarit te Nexhmijes Xhevdet Shehu, prandaj degjo edhe dicka tjeter qe ka te beje me te VERTETEN:

    Kur Fahrija, motra e Enverit qe ishte martuar me Bahri Omarin mesoi se burrin do t’ja pushkatonin me nje vendim te formes se prere te firmosur nga Prokurori Bedri Spahiu, shkoi tek ai dhe i tha:

    PO TI O BEDRI E KE PASUR MIK DHE SHOK FEMIJERIE BAHRIUN QE TE KA BERE KA NDERE, TE KA DHENE BUKE KUR MBETE JETIM DHE TE KA PAGUAR SHPENZIMET PER SHKOLLEN NE TURQI DHE KUR U KTHEVE TE BERI OFICER TE ITALIANEVE, PSE TANI DO QE TA PUSHKATOSH?

    Bedriu nuk ja zgjati po i tregoi nje leter te Enverit qe shkruante se Bahro Omari duhej te torturohej me thyerje te kockave perpara se te pushkatohej qe e mbylli biseden perfundimisht, por qe la nje enigme te pazbuluar per vite me radhe. Dihet qe Fahrija nuk foli me enverin deri ne fund te jetes, por dihet gjithashtu qe Enveri ne kundershtim me ato qe deklaronte per “Luften e Kllasave” u kujdes shume per djemte e Bamiresit te tij, Luanin dhe Fatosin duke i siguruar nje jete dinjitoze gjate diktatures se tij personale. Ketu lind pyetja qe ka mbetur pa pergjigje nga historia jone amatore kombetare:

    CILA ESHTE ARSYEJA QE ENVERI ISHTE KAQ I ZEMERUAR ME BAMIRESIN E TIJ BAHRI OMARI?

    Ka shume hipoteza dhe hamendesime qe nuk jane bere transparente deri tani nga askush, por dihet mire se Enveri ka patur nje mareveshje te fshehte me kunatin e tij bamires, per kujdesje te dyfishte ne perputhje me zhvillimin e situates pas Luftes, qe Enveri nuk e zbatoi kur hypi ne pushtet me ndihmen e Titos.

    Po shtoj edhe nje fakt tjeter totalisht te vertete qe ka mbetur i fshehur nga media jone enveriste:

    Enver Hoxha ka qene i dashuruar marrezeisht dhe i fejuar me motren e Ahmet Zogut, me princesen Maxhide, fejese qe u prish nga nderhyrja e Bahri Omarit qe ishte nje antizogist i perbetuar, por qe u ndikua edhe nga pushtimi i shqypnise ne vitin 1939 nga Italia, por megjithate Enveri nuk e harroi princesen e tij dhe ka fakte qe dokumentojne se i ka derguar lule ne varrim ne France.

    E SHIKON SE GJERAT NUK JANE ASHTU SIC I MENDOJNE ENVERISTET FANATIKE?

    Reply to this comment
  10. intelektuali September 5, 13:41

    Bahri Omari e dergoi tek i jati ne Turqi Bedri Spahiun kur i vdiq e jema dhe po vdiste nga uria dhe ishte po prape Bahri Omari qe e beri oficer kemishzi me page te majme kur u kthye nga studimet, dhe ky komunist i flakte qe kishte qene oficer kemishzi i Italise e shperbleu mikun dhe shokun e tij bamires te femijerise duke thyer kockat e trupit perpara se ta pushkatonte,

    prandaj:

    ti o spiun i Enverit, spurdhjak halabak dhe rrugac ordiner laje gojen me kolinoz kur permend intelektualin dhe meso nga historia qe nuk eshte shkruar nga kalemxhinjte e KQ te PPSH, por qe ekziston origjinale ne bibliotekat e Botes Demokratike.

    pershembell:

    T A E DI QE ENVER PEDERASTI KISHTE QENE I FEJUAR ME MOTREN E AHMET ZOGUT DHE SE BAHRI OMARI ISHTE AI QE E PRISHI KETE FEJESE?

    Reply to this comment
  11. kol kulumria September 5, 17:07

    Gjat L.N.çl. B.Omari qe M. Jashtem dhe beri
    marveshje me Konsullin Grek per bashkimin
    e Shqiperis me Greqin ! Prandaj u pushkatua.

    Reply to this comment
    • intelektuali September 5, 22:47

      Ore ti karagjoz po ke genjen ti more pacavure mashtruese?

      Po Bahri Omari ka qene prefekti i 25 i Himares qe ka luftuar kunder ushtrise greke dhe okupacionit grek te Jugut te shqypnise dhe eshte plagosur more mavri. Po Gjirokastra ne rinine e Bahri Omarit ka qene ne vilajetin e Janines per cfare mareveshje flet ti more mashtrues enverist? Apo ngaterron mareveshjen e Enverit me Titon qe ja kishte shitur edhe Vatanin dhe BYTHEN e tij prej pederasti Jugosllavise Komuniste kur kishte kerkuar te behej Republike e shtate e Jugosllavise dhe kur tradhetoi kosovaret ne Mukje dhe i vrau me pabesi ne Tivar, per kete flet ti more kafshe enveriste?

      Reply to this comment
  12. lenci September 5, 20:17

    Kush eshte intelektuali? Eshte Uran Kostreci. Gazeta Drita eshre vertet liberale kur i jep edhe atij vend ne faqen e saj ne internet.
    Uran, shkruaj, por mos genje.
    Farija i kishte maredhenietb me Enverin velazerore deri ne fund. Kete e dine te gjithe. Bile, ajo banonte ne pallatet e xhenjos, te ndertuara nga italianet, 100 metra larg vete Enverit.
    Gjyqi, qe denoi Bahri Omarin, eshte gjyqi i pare special, ne prill te 1945. Ne gjyq asistonin perfaqesuesit me te larte te SHBA, te Britanise se Madhe dhe te Bashkimit Sovjetik. Gjyqi ishte i hapur dhe me avokate mbrojtes.
    Bahriu mori denimin kapitale dhe askush nuk e quajti ate nje gjyq te padrejte.
    Padyshim Bahri Omari ishte nje intelektual i shquar para luftes se dyte boterore, por ishte edhe kolaboracionist me pushtuesit nazifashiste, qe dogjen e vrane Shqiperine. U denua pikerisht per kete gje.
    Kam lexuar me vemendje librin e botuar nga Donika Omari, gruaja e djalit te Bariut. Libri flet per aktivitetin e Bahri Omarit deri ne vitin 1925. Nuk flet fare per periudhen per te cilin ai edhe u denua. Nje gje kuptimplote. Nuk mbrohet dot askush, kur bashkepunon me pushtuesit e vendit tend.
    Uran, je dru i shtrember. Nuk ke as dinjitet. Meqe e quan veten intelektual, te sugjeroj te flasesh per tema qe mund t’i njohesh. Merru edhe me Enverin, ke te drejte per kete, por shkruaj me drejtesi.

    Reply to this comment
    • intelektuali September 6, 11:30

      Shikoje kete KULUMRINE enveriste ketu me siper si mashtron dhe genjen dhe pastaj fol per intelektualin dhe per themeluesin e VATRES ne SHBA Bahri Omarin,

      sepse:

      Vetem po te hapesh internetin do te shikosh se Bahri Omari ka qene edhe prefekti i 25 i Himares dhe ka luftuar me ushtrine greke, bile eshte plagosur me okupatorin grek sic e deshmon edhe Wikipedia

      por:

      A HANE PYKA LLOGJIKE BASHIBOZUKET E ENVERIT?

      Sa per SHBA pas Lufte nuk e dinin fare se ku bie ne harten e Botes Shqypnia aq me teper se kush ishte Bahri Omari dhe prandaj ne Jalte vendin tone pa fat e lane ne dore te Titos dhe Jugosllavise, por vetem u kujtuan per pabesine albaneze kur Enveri vrau dhe masakroi ushtaret dhe oficeret angleze ne Kanalin e Korfuzit dhe kur LANC-i kriminal u cilesua nga Haga si nje Organizate Terroriste si ISIS-I sot pershembell dhe u konfiskua floriri i Ahmet Zogut qe u gjet ne malet e Bavarise duke ja falur Britanise se Madhe si sanksion ndaj terroristeve shqyptare te komanduar nga pederasti i Gjyles Enver Hoxha.

      Mos fol per Fahrijen, motren e Enverit se nuk di gje fare, as per Donika Omarin qe kishte per detyre t’ja nxirrte te palarat e spiunimve te Enverit dhe per kontraten qe kishte me kunatin e tij bamires Bahri Omari qe jo vetem i financoi studimet ne France, por e emeroi si sekretar i ambasades se Zogut ne Bruksel kur nuk kishte asnje dipllome ne xhep, por edhe kur e perzune nga ambasada per shperdorime te fondeve dhe hajduteri e strehoi pederastin e Gjyles ne vilen e vet bashke me Nexhmijen.

      PSE ASKUSH NGA BYLMEZET E HISTORISE SONE KOMBETARE NUK TREGON SE KU KA JETUAR ENVERI ME NEXHMIJEN GJATE GJITHE LUFTES?

      Por ky nuk eshte strumbullari i debatit te gazetyen DITA, por BAJGAT historike qe hedh papushim ne kete forum te nderuar gazetari i Nexhmijes, Xhevdet Shehu dhe qe me dy fjale mund te formulohet si me poshte:

      A KA TE DREJTE GAZETARI I NEXHMIJES XHEVDET SHEHU T’I REFEROHET XHELATIT TE ENVERIT, BEDRUI SPAHIU PER TE SHKRUAR HISTORINE E AHMET ZOGUT?

      Kjo eshte ceshtja qe po debatohet dhe morali i medias sone kombetare qe jeton ne Kohen e Qepes te Partise se Punes qe Luften e Kllasave e ndante si byreku ne tepsi qe femijet e ARMIKUT Bahri Omari jane TANET ose jane te Enverit dhe nuk jane te Bahriut, prandaj edhe Luani dhe Fatosi nuk u shpallen me hije ne biografi, por ishin ne pozita mjaft te larta ne dallim nga shume te tjere qe rane pre e sadiszmit hoxhist.

      Reply to this comment
  13. intelektuali September 6, 11:32

    Shikoje kete KULUMRINE enveriste ketu me siper si mashtron dhe genjen dhe pastaj fol per intelektualin dhe per themeluesin e VATRES ne SHBA Bahri Omarin,

    sepse:

    Vetem po te hapesh internetin do te shikosh se Bahri Omari ka qene edhe prefekti i 25 i Himares dhe ka luftuar me ushtrine greke, bile eshte plagosur me okupatorin grek sic e deshmon edhe Wikipedia

    por:

    A HANE PYKA LLOGJIKE BASHIBOZUKET E ENVERIT?

    Sa per SHBA pas Lufte nuk e dinin fare se ku bie ne harten e Botes Shqypnia aq me teper se kush ishte Bahri Omari dhe prandaj ne Jalte vendin tone pa fat e lane ne dore te Titos dhe Jugosllavise, por vetem u kujtuan per pabesine albaneze kur Enveri vrau dhe masakroi ushtaret dhe oficeret angleze ne Kanalin e Korfuzit dhe kur LANC-i kriminal u cilesua nga Haga si nje Organizate Terroriste si ISIS-I sot pershembell dhe u konfiskua floriri i Ahmet Zogut qe u gjet ne malet e Bavarise duke ja falur Britanise se Madhe si sanksion ndaj terroristeve shqyptare te komanduar nga pederasti i Gjyles Enver Hoxha.

    Mos fol per Fahrijen, motren e Enverit se nuk di gje fare, as per Donika Omarin qe kishte per detyre t’ja nxirrte te palarat e spiunimve te Enverit dhe per kontraten qe kishte me kunatin e tij bamires Bahri Omari qe jo vetem i financoi studimet ne France, por e emeroi si sekretar i ambasades se Zogut ne Bruksel kur nuk kishte asnje dipllome ne xhep, por edhe kur e perzune nga ambasada per shperdorime te fondeve dhe hajduteri e strehoi pederastin e Gjyles ne vilen e vet bashke me Nexhmijen.

    PSE ASKUSH NGA BYLMEZET E HISTORISE SONE KOMBETARE NUK TREGON SE KU KA JETUAR ENVERI ME NEXHMIJEN GJATE GJITHE LUFTES?

    Por ky nuk eshte strumbullari i debatit te gazetyen DITA, por BAJGAT historike qe hedh papushim ne kete forum te nderuar gazetari i Nexhmijes, Xhevdet Shehu dhe qe me dy fjale mund te formulohet si me poshte:

    A KA TE DREJTE GAZETARI I NEXHMIJES XHEVDET SHEHU T’I REFEROHET XHELATIT TE ENVERIT, BEDRUI SPAHIU PER TE SHKRUAR HISTORINE E AHMET ZOGUT?

    Kjo eshte ceshtja qe po debatohet dhe morali i medias sone kombetare qe jeton ne Kohen e Qepes te Partise se Punes qe Luften e Kllasave e ndante si byreku ne tepsi qe femijet e ARMIKUT Bahri Omari jane TANET ose jane te Enverit dhe nuk jane te Bahriut, prandaj edhe Luani dhe Fatosi nuk u shpallen me hije ne biografi, por ishin ne pozita mjaft te larta ne dallim nga shume te tjere qe rane pre e sadiszmit hoxhist.

    Reply to this comment
  14. partite, bejne lufte per pushtet, apo jo ? (lufta e kllasave) September 6, 13:48

    omaret e muaren bedri fukarane dhe e ndihmuan . pra omaret pasanik, bedriu fukara . dhe do ky “itelektuali” i by….thes, qe ne politike, te varferit te respektojne te pasurit . ke qene ndonjehere i varfer ti intelektul ? me ç’ligj natyre mendon ti, kenaqet i varferi, kur i pasuri ben feste…. me para lume ???? ti, do t’a doje dhe respektoje pasanikun ne kete rast, apo do uroje, t’a shihje qe te “ngordhte”, nje sahat e me pare ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*