Tirania e banalitetit

June 20, 2018 09:51

Tirania e banalitetit

Nga Moikom Zeqo

Në fundin e vitit të kaluar, Kryeredaktori i Ditës Adrian Thano më dërgonte një email, ku më thoshte të shkruaja diçka për vitin që kaloi, dhe si kalimthi, më sugjeronte të shkruaja diçka për Njeriun dhe Antinjeriun.

Ky sugjerim më shtyu të rilexoj një libër të edicionit në frëngjisht të Gallimard-it “La defaite de la pensèe” (“Disfata e mendimit”) të filozofit të njohur francez Alain Finkielkraut.

Në vitin 1999 kur luftohej për lirinë e Kosovës, Alain Finkielkraut shkroi dhe mbajti publikisht anën pozitive të historisë, duke mbrojtur domosdoshmërinë e lirisë së Kosovës.

Por libri në fjalë i Finkielkraut i përkthyer në shumë të botës, është një libër kriticist, me një kirurgji mendore të habitshme, për mendimin njerëzor në përgjithësi.

Ideja kryesore e tij lidhet se në qytetërimin aktual, ne jetojmë Epokën Post-faktuale.

Domethënë, kemi të bëjmë me një mjedis universal, ku është kapërcyer statusi i faktit, ose i fakteve, nuk respektohet patjetërsueshmëria e tyre, sepse kemi hyrë në një erë të re, në atë të opinioneve.

Sot njerëzit operojnë me opinione, përleshen midis tyre, kacafyten, por realisht nuk u referohen më fakteve që kanë autoritet të padiskutueshëm.

Pra shoqëria moderne si disfatë të parë të mendimit ka këtë kapërcim, që gjithsesi është negativ.

Ky filozof e shikon me shqetësim të ardhmen e qytetërimit dhe të mendimit të epërm, që po zëvendësohet nga bota virtuale, kur njeriu tashmë konsiderohet si “banor i WWW, një qenie e manipuluar e internetit dhe facebook-ut”

Kultura e madhe e shekujve po zëvendësohet nga kultura përherë e më e madhe e spektakleve, madje dhe politika sot strukturohet si performancë, apo dhe spektakël.

Ky konkluzion i këtij filozofi mund të shpjegojë deri diku optikën edhe të zhvillimeve politike ,tejet kontradiktore, me paradokse të pashembullta të debateve në Kuvend, apo dhe në media, që ngjajnë me performanca të sipërfaqshme dhe dëgjimore të një arti vulgar, populesk, të rrugës.

Paradigma e Njeriut dhe Antinjeriut që më sugjeroi Thano ka të bëjë me forcat pozitive në luftë të përjetshme me forcat negative.

Nuk është një çështje rrethanore e klasifikimit. Kemi të bëjmë më tepër me nocionet dialektike të konceptualitetit.

Mendimi përparimtar i njerëzimit nuk mund të shkëputet nga humanizmi. Kiçi parlamentar nuk mund të zëvendësojë kërkimin për të vërtetën.

Utilitarizmi global nuk mund ta fashitë qenien njerëzore, ta mpijë atë dhe t’i mohojë të drejtën për të bërë pyetjen “Pse?”.

Sipas Finkelkraut ,njeriu i kulturës e lufton tiraninë e banalitetit, ndërsa “kolonizimi” i instituteve kryesore nga mediokriteti ,është akoma më i frikshëm.

Në debatet politike shqiptare përgjithësisht populli e di se ç’do të thotë të jesh i klonuari i Antinjeriut.

Ndërsa në anën e Njeriut është tërë fuqia e brendshme shpirtërore e substancës së kombit shqiptar, e intelektualëve që nuk u bënë kurrë klientelistë, që sakrifikuan, madje dhe u marxhinalizuan, por e thanë haptazi mendimin e tyre të lirë.

Pra, për mua kjo që po na ndodh dëshmon më tepër botën post-faktuale, atë të kaosit të opinionit.

Por nuk ka vetëm një Shqipëri politike. E kam thënë disa herë, madje kam gërthitur për këtë gjë se ekziston dhe një Shqipëri tjetër, Shqipëria kulturore.

Vitet e fundit kanë në kronikën e tyre disa dëshmi inkandeshente. Është rasti të tregojmë një nderim të vetëkuptueshëm për vdekjen e akademikëve të shquar si Alfred Uçi dhe Arben Puto. Dijetarë të kalibrit të tyre ende nuk po duken në hapësirat e gjeneratave të reja.

Libri historik i Pëllumb Xhufit “Arbërit e Jonit, për Shqipërinë Jugore në shek.XVI-XVII” është një kryevepër historike që do dojë shumë kohë për t’u përsëritur nga ndonjë tjetër historian.

Një sukses tjetër të veçantë kulturor do të theksoja përkthimin në shqip të romanit të famshëm “Lavjerrësi Fukos” i Umberto Ekos nga përkthyesi Shpëtim Çuçka.  Gjuha shqipe në këtë përkthim është e nivelit të lartë, tejet të kulturuar, transparente dhe herë-herë e magjishme.  Të lexosh një shqipe të tillë është një kënaqësi e madhe.

Mendoj që çdo ngjarje e tillë kulturore vlen të përmendet si një pjesë serioze e Shqipërisë së demonizuar nga politika.

Të gjitha këto na strukturojnë idenë se shpresa që i duhet shqiptarëve nuk ka gjasa që të humbasë dhe se një popull që ka një vetëdije krijuese dhe admirim për kulturën, e di shijen e papërsëritshme të pavdekësisë.

Shpresojmë kohën e emancipimit të politikës, por dhe të fuqizimit të kulturës. Kjo natyrisht do të ishte një shenjë zodiakore, plot ogur, ndjesi dhe vizion për shqiptarët.

June 20, 2018 09:51
Komento

26 Komente

  1. Ylli June 20, 10:56

    Kam lexuar librin e Alfred Uçit …E bukura ,estetika dhe arti. Nje turp i vertete.Nje palaçollek komunist qe edhe nje sekretar partie kooperative nuk do ra shkruante .Sulm pa meshire i artit dekadent borgjez ,eshte thelbi i librit.Kush ka dyshime e ftoj ta lexoj ,nese vete autori nuk ka marre masat per zhdukjen e libri ,supozohet “studim akademik”
    Te lutem z.Moikom mos himnizoni akademike qe ne te vertete nuk kane asgje akademike.
    Shpesh here citoni Nietzsche ,z Moikom. A e jeni te qarte se cfare do thonte e shkruante akademiku Uçi per gjeniun e gjenive Nietzsche.???
    Ta them une….perfaqesuesi me reaksionar i kultures dhe filozofise kapitalisto-borgjeze ,do shprehej akademiku yne.
    Kemi artin per te mos vdekur nga e verteta ….thonte dikur Gjeniu ,zoti Moikom Zeqo.
    Prandaj ju kuptoj ne mbulimin e te vertetave se me daljen e tyre ,duhej ta vdisnim kolektivisht periudhen 44 – 90.
    Por ja qe kemi artin e te mashtruarit te vetvetes.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN June 20, 13:00

      Ylli,
      mire qe fole i pari, se permbys po kthehesha.
      te citosh NIÇE, perball nje mediokri qe shkruajti nje cope fejtoni per formimin e njeriut te ri socialist, qe vegjetoi si parazit nje jete te mjere qe pati, dhe kurre nuk tha nje fjale per genocidin kulturor te popullit te tij, (dhe si ai shume te tjere e sot mbahen per intelektuale) kujtojme qe vinte nga shkolla e Luaraseve , te vendosesh nje Uç, perball dikujt qe shkruajti Généalogie de la morale e qe ne per breza te gjithe se dinim qe ekzistonte sepse kishim Uçet e diktatures, eshte sakrilegj;
      Eshte sakrilegj Moikom, eshte neveri totale.
      Eshte tamam ti sherbesh Antinjeriut !!!!
      nuk ka piken e lidhjes politika, nuk ka piken e lidhje krahu qe i perkasim, po jua jap te gjitha medaljet qe doni, po jua fal te gjitha vitet e burgut, po hesht mbi çfare gatuat me pas me heshtjen tinzare qe vret me shume se vuajtja,
      por mos me ushqeni ende brezat me HIÇIN tuaj .
      ktu nuk eshte ne mes krahu ideologjik, politik, nuk eshte thjesht tifozeri lojash lufte. ti e di shume mire Moikom, ti e di shume mire se çfare eshte dituria,(eshte vazhdimesia,jetegjatesia e nje kombi) permend nje liber qe nuk eshte keq, por eshte vite drite larg nga mendimi shqiptar, ja pra pikerisht per Uçet e radhes .

      Moikom, kjo nuk te nderon, une te klikoj shume pak here, (une jam askushi e s’ka piken e rendesise), mendoj se jane shume si une, por ndoshta dhe nuk ka rendesi klikimi, por si njeri i letrave ti e ke DETYRE, edukimin e vendit tend .
      merre ate Pipin me çorape te gjata, ministrleshen Kurmbaro, e ate bjonden fallco qe eshte ministrleshe e arsimit, e me dekret urgjent te behet e detyruar moral- filozofi, qe ne klase te 4 ; fillojeni me Theorie des Valeurs de SHALOM SCHWARTZ ,fillojeni me pare dhe nga vetja,
      fshijeni me dekret 44-90, mjaft me te mashtruar vetveten -qe e thote aq mire Ylli .
      Niçe e filloi rrugen e tij duke kritikuar (Platon, Sokrat)
      Marks -Hegel; Bordieu-Lahire …
      por sigurisht eshte dhe obcioni qe klasa juaj intelektuale nuk ka nevoje te kritikohet, madje qe do lartesohet, si ajo vepra e atij Pellumbit me pupla sorre qe e quante kampin e shfarrosjes kamp pushimi; ju mund te qendroni ne tuajen Moikom, ne fund te fundit ka thene DOSTOJEVSKI-

      VETEM IDIOTET NUK NDRYSHOJNE ASNJEHER MENDIM !!

      Reply to this comment
      • lexues i dites June 20, 14:22

        for red star & black swan

        .
        edhe nje njeri me intelekt nen mesatar e kupton qe keto dy komentues lart jane i njejti person..

        .
        o antinjeri qe replikon me vehten..mos e bej kaq hapur kete masturbim se ja rrit vleren moikomit

        thnx !

        Reply to this comment
        • Ylli June 20, 16:28

          Z. BLACK SWAN….ky legeni pa emer qe na qenka “lexues i Dites” ,paska zbuluar te mbledhja e organizates -baze te familjes qe jemi i njejti person !?!?!?!?.
          Do i pergjigjesh TI ,apo ti pergjigjem une ketij formuluesi te togfjaleshit “mos e bej kaq hapur kete masturbim se ja rrit vlerat Moikomit” …hahahahahahaha.
          Eshte e frikshme te mendosh qe ky e quan veten ” njeri me mbi intelekt” ….hahahahaha.
          Zoti Moikom….jane adhuruesit e TU ,formuar nen ndikimin akademik te kolegeve TUAJ.
          O antinjeri qe replikon me ve(H)ten….hahahahahahaha.

          Reply to this comment
          • lexues i dites June 20, 17:18

            for red star & more

            qetesohu i nderuar !
            .
            nuk prisja te thoje ndonje “po..”.
            ..
            je bere si te barcaleta e atij policit qe i thane

            po e gjete sa kokrra molle kam fshehur do ti jap te trija..

            .dhe polici i tha ; sa here kam te drejte te pergjigjem..
            .
            sidoqofte faleminderit
            qe e vertetove c’kam shkruar me
            lart .

            . you are the same shit..

            thnx

          • I tille je , sa here hap gojen June 20, 19:03

            Eshte pikerisht ashti si thote Lexuesi i Dites , more plehra ” Ylli – Black Swan ” , qe ke gjetur te jetosh pa punuar , vetem duke nxire shqiptaret , per te lepire kockat , qe te hedhin sherbimet e huaja ! Eshte pak , te te quajme qen , duke lehur si zarbe rrugesh , per cdo artikull qe cenon sadopak padronet e tu . YYYYYT ! ! !

          • BLACK SWAN June 20, 20:01

            jam e vjeter ne kte blog, dikur i merrja me radhe gjithe keta idiotet e (pa)dobishem-si i quante babai i tyre Lenini, por nuk ja vlen, nuk ndryshon asgje.
            nuk e kane me ne repliken, jane duke vjelle mbi ate imazhin qe shohin ne pasqyre çdo dite, jane duke u zene me veten e tyre per ate jete te mjere qe paten e per idhujt e tyre te rreme ….
            me kujtohet Andrea Stefani, nje piliar i kesaj gazete, e pse jo nje luftetar ne idete e tij … mjaftoi nje artikull per te pare turmat se çfare llomotiten per muaj te gjithe… fat qe ishte heq pushkatimi pa gjyq ….
            e duan shume Moikomin, e na shajne ne se po e ‘kritikojme’ por jam e interesuar te di – a punon Moikomi ?? a ka nje fond te rrrrrrilindur per ‘eruditet’ e letrave ???
            bibliotekat a jane falas si ketu ku jemi ne ?? a ka mesues qe bejne aktivitete gjate beharit me femijet, si ketu ku jetoj une ?? nqs shkoj ne Kukes dhe pyes femijet -çfare doni te beni kur te rriteni ?? a do marr ndonje pergjigje tjeter perveçse ate te emigrimit ne Angli ??! a e dine historine e Lumes ??sa jane kurset e gjuheve te huaja ?? perse njihet Iliada e jo LAHUTA E MALCISE, sa nxenes jane qe bejne subjekt te studimeve te tyre FISHTEN???
            (ruajna zot, rrezik njihet me shumu hiçi Uçi e Fishta)
            e mund te vazhdoj pafundesisht, por a do ja vlente ??
            jo nuk do ja vlente, se do ngrihej byroja e koperativisteve e do na kryqezonte per Moikomin … jemi te gjithe ne nje barke, jemi te gjithe duke u mbytur e keta jane duke kerkuar “armikun’ ….

            O perendi, a ndjeve?
            Tradhëtarët na lan pa Atdhe
            e ti rrin e gjuen n’errfe
            lisat n’per male kot….

      • Man hat leider ,nur ein Leben lang,Zeit klüger zu werden !(shqipot nuk i mjaftoj kjo jete per te mesuar dicka nga njerezimi ) June 20, 14:56

        Korrekt ne gjithcka komentoni i nderuar BLLACK SWAN.

        Ajo qe un do shtoja eshte se ,
        jeni duke i kerkuar me shume se c’duhet Moikomit .

        Ai eshte i pafajeshem !

        Te diskutoshe te Tilla tema ne Shqiperi , i ngjan nji levizje te paGravitet diku ne Hapesire .

        Ajo thenja e Dostojewskit s’qaron shume per ate bote Shqiptare .

        Reply to this comment
      • epirotas June 22, 07:03

        klar.

        Reply to this comment
    • korçari June 20, 19:46

      Mendoj se ka vend shprehja se çdo dele apo dhi mbahet nga kembet e veta pra pa mohuar as Niçen e shume filozofe te tjere duhet te pranojme se dhe ne si popull pavarsisht historise se hidhur dhe te vuajtur kemi nxjerre mjaft koka te ndritura qe konkurojne me elitat boterore si pshm ne fushat albanollogjise,historise ,letersise apo shkences dhe i qendroj mendimit se ai i cili mohon origjinen e tij eshte nje çifut i humbur ne shkretetire qe therret por nuk kuptohet se çfare thote(po marr shembull francezet qe megjithese ushtria e tyre u shpartallua vazhdojne te bejne filma me rezistencen e asaj kohe kunder nazisteve).Vetem ANTINJERIU mundet t’i heqe te drejten brezave qe do te vijne duke fshire çdo gje nga historia e ketij populli i cili vjen nga lashtesia dhe nuk ka zbritur dje nga hena.

      Reply to this comment
    • sopiqoti June 23, 08:13

      O zoti YYYYYLLLLLIIII ! Eshte me se e qarte qe zotrote akoma nuk e dini se cfar ka brenda TOPI i FUOOTBOLLIT, “..lesh apo kashte..”Duke te lexuar kuptoj se “..ku ti dhe ku inderuari Alfred Uci..”

      Reply to this comment
  2. antiharresa June 20, 14:30

    Komentuesit ydhi dha black miedhma jane veqse dy koke @@qe te prodhuar nga shkolla sockomuniste e xhaxhit dhe te maturuar ne realitetin e shkerdhatokracise pesudokapitaliste 28 vjeqare. Formimi juaj sockomunist , ju shtyn vetem te merreni me individin (dhe jo idete e tij ) dhe te ofendoni duke shfaqur origjinen tuaj ruralo bolshevike ,pa qene aspak te afte te ofroni mendim alternatinv .Aq sa mund te quhet kenge pordha ime aq mund te quhen me vlere keto sharjet tuaja.

    Reply to this comment
  3. info analitike June 20, 18:29

    Faktual apo pos-faktual Moikomi i shkrete nuk i ndahet dot ideologjise partiake edhe tek akademiket apo veprat qe citon. Nuk ka gje me te keqe se te orientosh cdo gje qe lexon drejt bindjeve ideologjike pa i dhene frymemarrje te lire mendimit. Nuk ka gje me antinjerezore se sa mungesa e vullnetit per te arsyetuar si njeri i lire i pavarur nga dogmat, bindjet partiake e ideologjike qe te mbajne peng ne nje hapesire te ngushte ndryshkurinash.

    Reply to this comment
    • baca elez June 20, 19:10

      Bravo info banalitike se për ty flet Moikomi.Në fakt me cfarë ke shkruar më kujton legendarin Mehmut Elezin atë që nga Nomenklatura e lartë e KQPPSH dhe sekretar i Parë i Rinisë e degdisën ambasador në Zvicërr në kohën e Sali Pordhës për vuajtjet në kohën e “dikataturës “ku gjeti frymarrje të lirë të mendimit

      Reply to this comment
      • info analitike June 20, 19:42

        Moikomi flet per vete dhe tregon qe sado te jetoje i lire ai eshte rob i ideologjise njesoj si ti. Sali pordha eshte produkt “made in PPSH” ate te cilen Moikomi e kishte shume qejf. Saliu eshte rezultat i se njejtes shkolle qe rriti Moikomin ndaj mbajini me shendet me baca e me daca.

        Reply to this comment
        • baca elez June 20, 20:15

          Shqiperia do te filloi te rregullohet vetem kur banoret e saj te kuptojne se Berisha ishte komunist deri ne 2 prill 1991..dhe pas kesaj masakre nga sherbimet e huaja ai u be MAKARTIST-ELEZBIBERIST

          cfare eshte elez serbiberizmi ??

          Vetem te lexosh intervistat e Izet Haxhise para dy muajve kur ky i fundit deklaroi me fakte se Berisha ne mars 1997 urdheroi dy akte terroriste karshi ambasades amerikane dhe kontigjentin gjerman per tja faturuar kete “rebelave te kuq” per te shpetuar vete sic veproi ne 2 prill 1991 dhe 21 janar 2011…lind pyetja ??
          .PSE NUK VEPRON DASH-IWASHINGTONIT ? PER TERRORISTIN BERISHE
          Po keshtu Izet Haxhia me fakte dhe emra AKUZON shkelzen berishen per trafikante droge.
          PSE NUK VEPRON DREJTESIA SHQIPTARE APO EUROATLLANTIKE PER BURGOSJEN O TE DROG-DILLERIT SHKELZEN O TE IZETIT SI MASHTRUES
          Pra kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??
          Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin duket se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “
          Enigma e hidhur ka nje emer Elez Biberaj.
          Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.
          Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..
          1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”
          2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht
          Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.
          Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj(-fran shkreli zedhenes.) Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
          Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
          Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
          [Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
          Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
          Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
          Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
          Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
          Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
          A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
          Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
          Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.

          K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te vene ne shqyrtim aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes biberaj-berishe-basha-FAZLLIC NICK GAGE dhe aktivitetin e tyre te lexueshem ANTISHQIPTAR.
          Me ndryshe:
          Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama
          A mund te te bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!
          Kush eshte zgjidhja ?Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes 2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperiSe nga-berishizmi dhe elezbiberizmi. Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te marreneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise.

          Reply to this comment
          • info analitike June 20, 20:57

            Obobo ti qenke ai i rrjedhuri i carcafeve qe ka idhull Eduart Shalsin. Vazhdo. vazhdo te keqen se per ty nuk ka ilac.

  4. Pedagogu durrsak June 20, 19:27

    Z. Moikom,
    mos u shqetesoni nga “kritikuesit” banale per artikullin. Keta “lexues te medhenj” dhe “filozofe te ndritur” nga padituria dhe dembelizmi, nuk mund te errsojne mendimet Tuaja dhe te figurave te medha te popullit shqiptar, si ish-profesori i madj, Alfred Uçi. Pikerisht, keta injorante driteshkurter, qe na “e njihkan” Niçen ne maje te gishtave, nuk jane asgje tjeter, veçse ana e erret e “intelektualeve gjysmake” qe vegjetojne sot neper portale, etj.
    Z. Moikom, shprehem me respekt te thelle per punimet dhe botimet Tuaja me shume vlere per kulturen dhe kritiken shqiptare, te nivelit europian dhe boteror.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN June 20, 20:17

      i dashur dhe i trashur Pedagogu nga Durresi;
      pergjithsisht mendimi ndryshe duhet te jete i pranueshem, madje duhet te jete i domosdoshem. por dhe e mirkuptoj ligjeraten tuaj kur flisni per profesor Uçin, koha juaj kete pati semundje, mendimin unik , bardh e zi, si doku qe vishnit, si tv qe shikonit, si jeta gri qe e shtyte vetem ne saje te biografise;
      eh, i dashur e i trashur Pedagog, nuk jemi filozofe te ndritur, nuk jemi as dijetare te medhenj, sepse ju me mire duhet ta dini, qe dija eshte nje proces qe nuk mbaron asnjeher, vetem ne kohen e Uçit mjaftonte 10 ne marksizem-leninizem, por sot ke te drejte te vendosesh ne diskutim dhe Niçen, dhe Marksin, te perdoresh madje dhe shprehjen e Volterit :
      nuk jam dakort me ty, por do jepja dhe jeten qe ti mund ta thoshje i lire mendimin tend !
      kete kam dyshim se do e kuptosh , por sidoqofte une jua citova …
      i dashur dhe i trashur Pedagog,
      jemi thjesht emigrante qe informohemi ne keto portale per vendin tone, nuk mund te bejme gjera te medha , jua kemi lene ne dore pedagogeve si ty, dhe po e shohim qe ndriçoni me shume se fanari i dikurshem, as intelektuale nuk ndihemi, jam injorante, por perpiqem, çdo dite mesoj diçka te re, dhe diskutimi i nje artikulli ne gazete nuk ve ne diskutim, apo nuk eshte nje vleresim inferior per punen e askujt.
      merre me qete e me thjeshte, lexo pikerisht ate librin qe permend Moikomi, se ju duhet … e pakta qe do mesoni, eshte se duhet te duartrokisni me pak …qetesohuni se ketu nuk jemi ne pleniumin e partise .

      Reply to this comment
  5. nonstop June 20, 20:58

    I Nderuari “pedagogu durrsak”
    Sic e shikon Blackswami ta ktheu pergjigjen..
    Cfare jane keta korba te zinj interneti ? qe sterrosin non stop 24 ore/24 ore cfardo qe te shkruhet te Dita sidomos Moikomin bedriislamin e deri te nashojorgaqi ??
    .
    Nese ju kujtohet Izet Hxhai thote se ANTINJERIU AZEM HAJDARI komandonte grupin e tritolit..grupin e rrahjes se kundershtareve dhe deri elemini fizik i tyre..
    Pra nuk eshte veshtire te kuptohet se keto BLackat-infoanalitikitee ylli e gopi somes (mund te permend dhe 50 nickname te tyre jan grup i strukturuar q ebejne terror interneti jane anti-njerez kaq per sot…

    Reply to this comment
    • cFar bastardi !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! June 21, 11:15

      Cfar ju shqeteson juve per shkrimet e nji nder
      shkrimtareve me aktive prej Atdhetari , qe ndricon me shkrimet e tij Historine e shqiptareve pertej Shqiperise ,

      siedhe na sjell njohuri te cmuara mbi Figurat me te shquara te Kombit Shqiptare ,per te forcuar jovetem njohurite mbi ate se kush eshte shqiptari ne kte Bote ,
      sepse kemi me se te krenohemi ne kte Bote por edhe
      per ngritjen e vetedijes Kombetare te Dinjitetit Kombetare nder Shqiptare ,

      qe sot eshte Futur ne hale ,
      nga pseudot qe per 28-vjet degjenruan cdo qelize
      te kultures Historise e shoqerise Shqiptare .

      Si mundet te jen njerezit kaq driteshkurter ,kaq

      antiArt e antiShqiptare .Te sulmosh shkrimet Brilante
      te te Madhit Nasho Jorgaqi eshte njelloj si ti sherbesh
      injorances e bandave antishqiptare te kerkes se njerezimit dal nga shpella e vicidolit.
      Turp t’ju vij ,se s’paskeni qen njerez ..

      Reply to this comment
  6. gjermani i fundit June 21, 00:32

    e lexova me deshire shkrimin tuaj z. Moikom dhe e gjej te koncentruar sa me s’ka ne prizmin e raportit te individit me formen e re egoizmit kolektiv, qe jane web-platformat sociale. Ne boten e sotme udheheq sasia e opinionit(mjaft qe flitet-dhe automatikisht shtohen reklamat), jo domosdoshmerisht cilesia. Jo rastesisht fushata elektorale e presidentit aktual te Amerikes u perqendrua ne boten virtuale te rrjeteve sociale duke dhunuar principet baze te te dhenave personale. Si te injektosh nje virus mental, duke telekomanduar gjykimin e njerezve ne kompleksin e lajmeve te pilotuara qe gradualisht formojne nje psikoze. Po vijne kohe te tilla qe rrjeti do drejtoje edhe shqisat e perdoruesit, duke i stimuluar shijet dhe sjelljen, po ashtu edhe bindjet. Une do ta quaja Tirania e psikes – Kontrolli i çmendurise, siç e parashikonte Orwell ne romanin “1984”, publikuar ne 1949, madje ne nje pasazh kur thote se Winstoni, protagonisti pranon me deshire qe 2+2 bejne 5. Sa per komentuesin e mesiperm qe skandalizohet pse prof. Alfred Uçi konsideron Niçen reaksionar, ne fakt edhe studjues perendimore vleresjne se ne disa vepra te Niçes ekzistojne teza reaksionare. Kjo, sepse Niçe eshte nje autor shume i veshtire, impulsiv dhe kompleks, shpesh i papajtueshem edhe me vehten, lere me sipas optikes marksiste-leniniste, qe ishte referim jo vetem per prof. Alfred Uçin. Pershendetje, ju uroj shendet te plote!

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN June 21, 10:04

      komentuesja e mesiperme shume e skandalizuar pergjigjet;
      Studiuesit perendimor ndoshta e kane gjetur ‘reaksionar’ Niçen, por nuk te çon njeri ne pushkatim ketej, ktu ke mundesi ta blesh Niçen, ta lexosh, ta analizosh, ta hedhesh poshte, ti thuash 101 te zezat, e prape mos te shkosh ne Spaç,
      kjo eshte ajo qe e skandalizon komentuesen e mesiperme me profesor Uçin dhe me gjithe hozanat qe i behen ende Uçit pasi pretendon te kesh lexuar dhe Défaite de la pensée … kjo dmth qe lesh ke marr vesh ne gjuhen e thjeshte te ne komentuesve te skandalizuar drejt ‘eruditeve’ te letrave ….

      megjithate, komentuesja e skandalizuar ka kenaqesine te pergezoj Çunin e hitlerit, qe merr shembull Orwell, keshtu me te parashikuar i bie qe ta kesh lexuar te 30 e kusur vjeç, kur rane Uçet nga karrigia dmth, se me pare se dije ekzistencen e Orwell, jetoje ne dystopine qe ai i ka ber autopsine, por ne 49 ISHIT DUKE PUSHKATUAR ELITEN, qe te ngriheshin Uçet e demagogjise dhe ne 84 ishe pikerisht fotokopia e Winstonit, vetem qe se dije ende….
      megjithate Gjermani Fundit, komentuesja e skandalizuar eshte shume e kenaqur qe gjejme keto hapsira debati ne shtypin tone, qe eshte kthyer ne ‘foragjere’ per ripertypsit e rrrrrilindur, por jam dhe me shume e kenaqur qe sot kemi mundesi ti themi Uçit : i gjalle vegjetove si shkrimtar oborri, i vdekur ben ende me shume dem duke publicizuar nje dystopi qe e tejkaloi Orwellin ne shume drejtime!

      Reply to this comment
      • antiharresa June 22, 16:34

        Ti moj mjedhme qimezeze e dashke 1 t rrafme n prapanic nga mbinjeriu papa buke + pas buke .Qenke fillosofe e kompletuar nga ata te tipit qadrist.Shkruaj sa me teper se na dhjeve duke qeshur duke pare se si pirdhet menderisht komentuesi (mjedhma qimezeze) kur kompleksi i tij (saj) i inferioritetit eshte ne zenith.

        Reply to this comment
  7. Indiani pa cizme June 21, 13:22

    Ore eshte e qarte qe disa ketu nuk ksne kapacitet mendor te perballojne Moikomin. Habitem me redaksine e Dites se jeni dhe burra serioze. Pse i lini ca tipa te shkruajne si ua do qejfi?

    Reply to this comment
  8. Kopshtari June 21, 18:02

    Bukuria e kulluar e fjales se Moikomit perball krakerimes se sorrave.
    Zot i madh, ruajna nga injorantet me shkoll dhe pseudot pafund qe gelojne mbi kete planet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*