“Tirona Fanatics” në Elbasan për finalen: Nuk shkojmë për Kupë false, do themi fjalën e fundit!

May 29, 2017 13:24

“Tirona Fanatics” në Elbasan për finalen: Nuk shkojmë për Kupë false, do themi fjalën e fundit!

Tifogrupi “Tirona Fanatics” ndërpret bojkotin dhe do të rikthehet në stadium për finalen e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Skënderbeut që do të luhet më 31 maj në “Elbasan Arena”.

Por ky rikthim nuk bëhet për të mbështetur skuadrën që tashmë ka rënë në Kategorinë e Parë, por me shumë mundësi për të bërë një protestë të madhe ndaj drejtuesve të klubit.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ultrasit bardheblu tregojnë se nuk do të marrin pjesë në finale për të festuar fitimin e mundshëm të një kupe false, por për të thënë fjalën e tyre të fundit.

Njoftimi i “Tirona Fanatics”

fanatics

“Tirona ra po kurrë nuk do të jetë vetëm!

Te mërkurën në orën 19:00 ne do të jemi ne Elbason.

Nuk shkojmë as për kupa fallco, e as për autokritikë.

Do të jemi aty për të thënë fjalën tonë te fundit!

Tifogrupi ka siguruar transportin për të gjithë antarët.

Detajet për organizimin do të dalin në një njoftim të dytë.”

May 29, 2017 13:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*