Titaniku i ndërtuar nga 15-vjeçari autik, vetëm me “Lego”

April 16, 2018 15:45

Titaniku i ndërtuar nga 15-vjeçari autik, vetëm me “Lego”

Kopja më e madhe në botë e titanikut nga lojëra “Lego” u ndërtua në më shumë se 700 orë apo 11 muaj nga një djalë 10-vjeçar nga Reykjaviku i Islandës.

Brynjar Karl Birgisso, sot 15 vjeç, hyn në spektrin e autizmit. Ai përdori mbi 56.000 formuese për krijimin përfundimtar: një kopje gati 8 metra e gjatë dhe 1,5 e lartë e gjigantit të detit të fundosur në udhëtimin e tij të parë. Titaniku lodër bën debutin këtë fillim-javë në muzeun e kushtuar kësaj anijeje në Tennesse.

Brynjari kujton se luante me “Lego” për orë të tera kur ishte 5 vjeç. “Ndonjëherë ndërtoj nga udhëzimet, herë të tjera përdor imagjinatën time, thotë ai.

Djali dikur ishte i fiksuar me trenat, por e gjithë kjo ndryshoi kur gjyshi, Ludvik Ogmundsson e mori me vete për peshkim, çka ngjalli një interes të fortë të fëmijës për anijet. Kur mbushi 10 vjeç, ai dinte gjithçka mbi Titanikun.

“Kur udhëtova me time më në “Legoland” të Danimarkës dhe pashë për herë të pare të gjitha modelet mahnitëse të shtëpive dhe avionëve, dhe anijeve të famshme, nisa atëherë të mendoj për të realizuar një model timin e me shkoi mendja tek Titaniku”, shpjegon Brynjar.

Projekti i tij do të kthehej më pas në një çështje familjare, ku dhanë ndihmesën e tyre gjyshi Ogmundsson, i cili është inxhinier dhe mamaja Bjarney Ludviksdottir. Fëmijët me autizëm e kanë të vështirë ta ndjekin ëndrrën e tyre, thotë ajo për CNN, por kjo është një e drejtë që nuk duhet t’iu mohohet, ashtu si te gjithëve ne.

Ogmundsson nga ana tjetër shprehet se autizmi nuk ka përse të jetë frikësues. “Shumë shkencëtarë të mëdhenj e liderë kombëtarë kanë pasur e kanë autizëm, -arsyeton ai,- e rëndësishme është që individë të tillë të kuptohen e të mbështeten, sepse të gjithë mund të mësojnë prej njerëzve të tillë nëse i dëgjojnë se ç`kanë për të thënë.

o.j/dita

April 16, 2018 15:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*