Tite i zhgënjyer: Dominuam sfidën, Courtois bëri diferencën

July 7, 2018 09:08

Tite i zhgënjyer: Dominuam sfidën, Courtois bëri diferencën

 

Brazili i dha lamtumirën kampionatit botëror “Rusi 2018”, pasi ra në Kazan përballë Belgjikës, në sfidën e vlefshme për fazën çerekfinale.

Brazilianët kishin ardhur në Rusi me synimin për të marrë me vete trofeun, ndërsa trajneri Tite nuk e fshehu zhgënjimin pas sfidës së djeshme.

“Ishte një ndeshje shumë e bukur për të gjithë ata që dashurojnë futbollin. Të dyja skuadrat kanë qenë spektakolare, por na vjen keq, pasi dominuam pjesën më të madhe të lojës. Mund të them se Belgjika ka futbollistë shumë të mirë, përfshi këtu edhe Courtois, i cili u tregua vendimtar”, deklaroi Tite.

Trajneri i 5 herë kampionëve të botës nuk preferoi të deklarojë asgjë rreth të ardhmes së tij, duke thënë se këtë do ta bëjë pas disa ditësh, kur të jetë më i qetë.

“Është një moment i mbushur me emocione të shumta dhe zhgënjim, ndaj preferoj të mos flas për të ardhmen. Pas disa ditësh, do të ulemi dhe të diskutojmë me qetësi, për të vendosur se çfarë do të bëjmë”, u shpreh trajneri brazilian.

a.s/dita

July 7, 2018 09:08
Komento

3 Komente

  1. realiteti July 7, 12:54

    Belgjika skuader mbushur me talente shume here me e mire se ky Brazili i ketij Tites qe flet brrockulla. Gjithmone keshtu fryhen keta braziliane para boteroreve. Me lojtarin me te mire nje simulant qaraman qe rrezohet kot si Neymar. Eden Hazard vite drite me lart se gjithe bythzinjte braziliane tok.

    Reply to this comment
  2. Vurkari July 7, 17:57

    O realitet ke shumë të drejtë për Neimarin po fajin e ka Tite që mban në lojë Marcelon që vetëm mbrojtës nuk është, luan Jesus në vënd të Firminjos dhe Jazus në vënd të Dagllas Costa që të kishin luajtur nga fillimi do tja kishin zjbjelluar Kollotripidhën Hazardit dhe Loqekakut .

    Reply to this comment
  3. Vurkari July 7, 20:12

    Willian doja të Shkruaja në vënd të Daglass Costa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*