Titulli i paparë i RD nuk e bind analistin konstrovers

February 27, 2017 23:00

Titulli i paparë i RD nuk e bind analistin konstrovers

“Make Albania Great Again” –MAGA! Ta bëjmë Shqipërisë sërish madhështore – të madhe.

Me këtë titull hapet sot Rilindja Demokratike shoqëruar fotos së disa senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë që kanë shprehur mbështetje për protestën e saj(http://www.rd.al/2017/02/faqja-e-pare-308/).

Gojët e Liga mësojnë se tituj të tillë kaq mbresëlënës vendosen nën kujdesin e kryetarit Luli Basha, i cili është kaq i mprehtë sepse është shkolluar jashtë vendit – cilësi kjo që mbahet për gjë të madhe në këtë vend.

Por analisti kontrovers Çeço Umbrella thotë se ky është një mesazh komik dhe një titull që kalon edhe titujt e ZP-së gjatë miqësisë me sovjetikët.

Gjatë një fjalimi para Muzeut Kombëtar ku mendon të ngrejë edhe ai një çadër, Umbrella tha se Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë madhështore, as e madhe, ka qenë përherë e zhelosur.

-Pastaj ç’janë këta tituj në dialect anglez, kaq poshtë ka rënë katundi – u shpreh duke ngrysur vetullat, analisti i njohur.

Në këtë pikë Basha dhe të tijtë i ofruan Çeços një lexim alternativ duke mbajtur Skëndërbeun në mendje.  Ndërkohë që mesazhi duhet dhënë anglisht, për të kujtuar se PD-ja është forcë proamerikane, madje pro Trump dhe se në këtë kuadër Donaldi i rrugicës për Elbasan nuk përfaqëson asgjë.

Por Çeço nuk u bind.

Ai replikoi me një postim në FB ku shkruante:

“Edhe në kohën e Skënderbut, punët nuk kanë qenë aq mirë. Nëse redaktorët kanë patur në mendje “Shqipërinë Zonjë”, sipas një përfytyrimi rilindas, atëherë edhe mund të mirëkuptohet problemi. MAGA është kot, unë jam për versionin MALA: Make Albania Lady Again”

 

P.s. Gojët e Liga mendojnë se as Maga as Mala, nuk na duhen. Do na mjaftonte shumë një Shqipëri normale.  

February 27, 2017 23:00
Komento

1 Koment

  1. ALBAN DEGA May 15, 00:08

    A MONKEY’ S. POLICY !

    Politike Majmuni e lul Partia e Cadres se berishes !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*