Tjetër arrestim, por milionat e grabitura në Rinas ende nuk janë gjetur

June 15, 2019 12:34

Tjetër arrestim, por milionat e grabitura në Rinas ende nuk janë gjetur

Grabitja e prillit të kërij viti në Rinas është nga më të rëndat e kësaj kategorie krimi në Shqipëri.

Por megjithëse kanë kaluar muaj, janë arrestuar disa persona dhe prokuroria ka në duar një të penduar, paratë e grabitura ende nuk janë gjetur.

Shuma e grabitur ende nuk dihet saktësisht pasi qarkulluan shumë

Ajo varion nga 4 deri në 10 milionë euro

Nga kjo shumë e stërmadhe janë gjetur vetëm 100 mijë euro.

Ao u gjetën pas arrestimit të punonjësit të Aeroportit të Rinasit, Hasan Kanaçi, i dyshuar se ndihmoi grabitësit.

Paratë janë gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Kanaçit.

48 vjeçari Kanaçi, pjesëtar i stafit të aeroportit në zonën ku përpunohen mallrat dhe lekët e bankave, u arrestua ditën e sotme, nën dyshimin se ndihmoi grabitësit e Rinasit, duke i informuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjet.

o.p . / dita

June 15, 2019 12:34
Komento

1 Koment

  1. Kasem gahinji June 15, 12:38

    Shikoni lidhjet ne tropoje dhe kosove.atje jane paret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim