Tjetër denoncim nga LSI: 5 makina të PS shpërndajnë para e ushqime në këmbim të votës në Delvinë

June 24, 2017 16:25

Tjetër denoncim nga LSI: 5 makina të PS shpërndajnë para e ushqime në këmbim të votës në Delvinë

Pas rastit të Ksamilit, Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë, denoncon një tjetër rast të shpërndarjes së parave në koëmbim të votave, kësaj here në Delvinë.

Sipas LSI-së, disa persona, njëri prej të cilëve është prezantuar si shefi i Antidrogës u ka ofruar lekë dhe ushqime banorëve në këmbim të votës.

Pjesë e këtij grupi, sipas LSI-së së Sarandës kanë qenë dhe persona të armatosur që kanë kërcënuar banorët e fshatit, Vergo, Fushë Verri e Kalasë.

“Personat anëtarë të Partisë Socialiste Delvinë, kanë qenë me 5 makina me targat AA 509 LM, AA395IZ, AA 311 LM, dhe 2 makina të tjera më targa fallco. I bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë së Sarandës të ndërhyjë menjëherë, për të ndaluar këto fenomene që rrezikojnë procesin zgjedhor në Sarandë”,- sqaron dega e LSI-ja.

June 24, 2017 16:25
Komento

2 Komente

  1. sali June 24, 16:28

    Vertete hajduti theret kapeni hajdutin.Uroj shqiptaret te jene te mencur njehere per vehten e tyre dhe ti zhdukin keto parti private hajdute nga jeta e tyre

    Reply to this comment
  2. fshatari pafshat June 24, 16:31

    Votat e Delvines nuk ngrene kandar, ore LSI !!!!????/

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*