Tjetër dështim kuqezi, Panucci, 2 sfida, 7 gola të pësuar

June 3, 2018 18:10

Tjetër dështim kuqezi, Panucci, 2 sfida, 7 gola të pësuar

Kombëtarja shqiptare e futbollit arkivoi me një dështim programin e përgatitjeve të kësaj vere, duke marrë humbjen e dytë këtë radhë 4-1 ndaj Ukrainës, në një miqësore të shumëdiskutuar jashtë fushës, por pa histori brenda saj.

Kuqezinjtë e trajnerit Panucci shfaqën një lojë të varfër përballë formacionit të Andriy Shevchenko, duke u dorëzuar pa kushte që në fraksionin e parë.

Pas gjysmë ore lojë, Ukraina mori epërsinë me një gol të Konoplyanka i pashqetësuar nga prapavija e Shqipërisë në hyrje të zonës. Mbrojtja e kuqezinjve në një ditë të keqe lejoi më pas një sllallom të bukur nga Yarmolenko që tundi për herë të dytë rrjetën e Berishës.

Ofensiva thuajse inekzistente e Shqipërisë lehtësoi lojën e rivalëve dhe Ukraina shënoi golin e tretë para pushimit, sërish me Yarmolenko. Në fraksionin e dytë kundërshtari administroi avantazhin komod.

Emanuele Ndoj shënoi golin e nderit për kuqezinjtë, gëzimi i vetëm në një pasdite për tu harruar në Evian. Konoplyanka më pas, vulosi disfatën e merituar.

Me 7 gola të pësuar në vetëm 2 miqësore, kjo Shqipëri e drejtuar nga Christian Panucci nuk premton asgjë të mirë për nisjen e ndeshjeve në Ligën e Kombeve në shtator./tch

l.h/ dita

 

June 3, 2018 18:10
Komento

9 Komente

  1. perkthyesi June 3, 18:36

    Kam mendimin se kombetaren duhet ta marre nje shqiptar! Me kete lloj loje, shanset per te marre pike ne grup, jane minimale! Qofsha i gabuar!

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku June 3, 18:48

      Shume e drejte, edhe shqiptari me i paditur mund te arrije suksese te paimagjinueshme me kete kombetare, boll t’i jete mbushur mendja qe “Oh, sa mire me qene shqiptar”.

      Reply to this comment
    • Claus June 3, 19:13

      C`shqiptare zeza o “perkthyes”? Na qenkan me te mire shqiptaret se trajneret e huaj?

      Lojtare shqiptare hesapi, me nje mentalitet ku nuk e gjen ne asnje kombetare te botes. Askush nuk luan ne ndeshje miqesore, te gjithe jane dembele dhe pa impenjim, te lodhur dhe pa dinjitet. Nuk ja u ka fajin trajneri. Po te ishin aq te mire trajneret shqiptare do te nxirrnin nje lojtar te kampionatit shqiptar, por nuk gje nje te tille. I kemi provuar te gjithe, pa le te degjosh ata “specialistet” ne TV te cilet nuk e kane haberin e futbollin modern, me ata shkrihesh gazi. Pastaj kur degjon dhe ate Shakohoxhen!
      E shihni se cfare futbolli luhet ne Europe? E shihni se cfare futbolli luhet ne Shqiperi qe te duket sikur je ne fillimet e lindjes se futbollit ne Angli?

      Dhe ata lojtare qe ke i marre, i ke nga ligat europiane dhe jo nga ajo qe quhet superlige shqiptare.

      Lereni punen e trajneri se eshte turp. Dhe de Biazi futboll me se primitiv luajti, ku fati i buzeqeshi me ndeshjen me Serbine qe mori tre pike, se ai lloj futbolli me katenacio zor se luhet ne keto kohe.

      Aty cdo gje behet per para dhe interesa, asgje per te perfaqesuar fanellen e kombit.

      Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku June 3, 18:51

    Me e mira e te mirave eshte qe trajner i kombetares te futbollit te emrohet Rikard Ljarja. Pavarsisht se nuk ka qene fubollist ndonje here, me partishmerine e larte qe ka, me vigjilencen qe ka treguar gjithmone ndaj armikut te klases, me sherbimet e pafundme qe i ka sjelle diktatures me rrolet e tij socrealiste, ai do ta coje kombetaren shqiptare te futbollit drejt fitorjesh te reja deri ne eliminimin e ardhshem.

    Reply to this comment
  3. Berti June 3, 19:02

    Me mire me trajner shqiptar.Po dhe duka i demshem eshte ne federate.

    Reply to this comment
  4. Asllan Bami June 3, 19:54

    Panuci duhet te jape doreheqjen sa me shpejt.Nuk ka mbetur asgje nga loja e meparshme dinjitoze e kombetares shqiptare, perkundrazi eshte shkaterruar gjithcka.Eksperimentet e trainierit ishin nje deshtim i plote dhe i turpshem.Pergjegjesi te madhe ka edhe FSHF- ja qe nuk ka bere zgjedhjen e duhur per drejtimin e stolit te kombetares shqiptare.Nuk ka kohe per te humbur , shtatori eshte shume prane dhe me kete gjendje qe jemi nuk mund te arrijme asnje objektiv ambicioz.

    Reply to this comment
  5. Te zhduket "euforia" "patriotike"..... June 3, 21:00

    Jane paraqitje emotive te inspiruara nga nje hordhi e pa mat “specialistesh, analistesh e tifo turbosh” por sidomos “patriotesh” qe kemi arrite ndonjehere ndonje resultat pozitiv, qe psh, me armiqte e “betuar” greke qe kishin fituar dhe kampionatin europian . Pas ndeshjes me kosoven doli ne pah vetem ana profesionale, e “ajkes” se futbollisteve shqiptar ..qe ne fakt, eshte dhe do te jete sa te jete jeta, ketej e tutje ……zerooo; dhe me shumicen e lojtareve, po nga kosova (qe si gjithe pjeset e ish jugosllavise kane nivele te kenaqeshme, ne te gjithe llojet e sportit) . Shto ketu, dhe nje trajnier, si europiani panuci dhe jo nje de biaz (skile) emotive si vet shqiptaret, qe vetem stimujt e larte emotiv i mobilizojne, a thua se kane ne dore jeten e vet shqiptareve, qe as u rruhet fare per sportin se kane hallin e kafshates se bukes, qe me se shumti, ua merre armata e sport m..ut dashesve me “Hygerten” ne krye ose ….dhe me Shakon, plus sigurisht vete, futbollistet, qe te frymezuar nga shenje e “bukur” e shqiponjes , ideuar nga patrioti me i”madh”, i te gjithe kohrave te kombit shqiptar, kreshniku i….spahinjeve rrahen dhe portgaline e vete ronaldos .
    .

    Reply to this comment
  6. info analitike June 3, 21:05

    Ore sa fitonte Kombetarja kriepsikopati dilte e bente foto madje u be edhe “designer” i fanelles. Tani sikur ka rene squke apo nuk i ka qejf humbjet qy megallomani!

    Reply to this comment
    • TLN June 3, 23:38

      Ja edhe inof-aleja nuk mund te mungonte pa idiotesine e tij te dites. Ik ore bushter e Putinit se nuk ke lidhje ti e shoket e tu me Shqiperine.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*