Tjetër humbje në moshë të re! I shtruar prej disa ditësh tek Infektivi, ndërron jetë nga COVID 34-vjeçari nga Korça

October 12, 2020 18:18

Tjetër humbje në moshë të re! I shtruar prej disa ditësh tek Infektivi, ndërron jetë nga COVID 34-vjeçari nga Korça

Vdes në spitalin infektiv 34-vjeçari nga Korça.

I riu ishte i infektuar me Covid-19 dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin infektiv në QSUT.

Burime nga QSUT konfirmuan se pacienti ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Burimet zyrtare në QSUT thonë se i riu ka paraqitur vështirësi në frymëmarrje, shkruan “Shqip”.

Po sot, një rast tragjik u shënua në Tiranë ku humbi jetën një 43-vjeçar si pasojë e Covid, zyrtar i bashkisë së Tiranës.

Mjekët bëjnë apel që asnjë simptomë që lidhet me Covid nuk duhet neglizhuar.

Temperatura, lodhje e trupit apo kolla janë disa nga sinjalet që jep organizmi në rast se preket nga virusi.

Sipas mjekëve, virusi nuk kalon lehtë, me qetësues apo duke e shpërfillur sepse nga vetë natyra tinëzare e tij, pasojat e goditjes që i bën organizmit shfaqen disa ditë më vonë, atëherë kur nuk e pret.

Ditën e sotme, zyrtarisht ministria e Shëndetësië raporti se kishte katër humbje jete.

Që nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën 425 persona.

j.l./ dita

October 12, 2020 18:18
Komento

3 Komente

  1. Fisniku October 12, 19:37

    Pse terrorizoni popullin me lajme vdekjeje?
    Cdo dite vdesin,vetvriten,perdhunohen femije,femra etj,vidhen,behet korrupsion etj,por keto nuk duhet te amplifikohen ne lajme sikur vijne nga PARAJSA!
    Nuk ka ndryshim vdekja nga covid 19 ndryshe nga vdekjet e tjera se vdekja eshte natyrale dhe jo e pa pare!
    Mos i beni mediat si tabela lajmerim vdekjeje se po i sherbeni krimit dhe qeverise qe t’i trembe njerezit me GOGOLIN!
    Merruni me krimet dhe korrupsionin e qeveritareve te shtetit dhe bashkise se ata jane pergjegjesit e cdo krimi!
    Lidhuni me popullin,reflektoni hallet e tij,e jo te politikaneve qe duan vetem pushtetin e jo t’i sherbejne qytetareve!
    Se e mbushet gazeten me ca stola te thyer tek stadiumu Dinamo,por kenni heshtur,qe ne Yzberisht (KMY) me 50 mije banore dhe 3-4 mije femije bashkia e Tiranes nuk ka ndertuasr asnje cerdhe,kopesht,lulishte,kend lojrash,stola dhe tavolina per te pushuar pensionistet dhe nenat me femije,rrugicat midis pallateve jane te pa shtruara etj dhe bashkia ndonese ka marre prej 5 vjetesh miliona leke taksa nga banoret e Yzberishtit,nuk ka investuar asnje lek ketu!
    Jemi te diskriminuar dhe me rracizem nga vete kryebashkiaku Veliaj!
    Shkruani edhe per ne,se njerez banojne edhe ne Yzberisht,vetem ne se keni interesa te tjera me Veliajn,qe te heshtni!

    Reply to this comment
    • Gim October 12, 20:55

      Po ik andej nga erdhe katunar, na moret tironen duhet me ju duru dhe pordhet juve zhulsave te rretheve

      Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati October 13, 05:54

    Bobo,

    Po mire mor, po doktoret ca bejne ?

    Nuk munden ata ta sherojne nje njeri ne moshe kaq te re ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim