FOTO: Një tjetër humbje për artin shqiptar, shuhet Rexhep Aliaj. Dedikimi prekës i vëllait Robert: Kohë kolerash, e mbajmë brenda shpirtit hidhërimin

January 13, 2021 11:05

FOTO: Një tjetër humbje për artin shqiptar, shuhet Rexhep Aliaj. Dedikimi prekës i vëllait Robert: Kohë kolerash, e mbajmë brenda shpirtit hidhërimin

Është ndarë nga jeta piktori dhe skenografi i njohur Rexhep Aliaj. Lajmin e hidhur e ka ndarë me miqtë në rrjete sociale, vëllai i tij, muzikanti dhe piktori Robert Aliaj.

“Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën. Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen. Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj…

Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj” – shkruan Roberti në një dedikim prekës për humbjen e vëllait (në foton e parë poshtë, dy vëllezërit artistë):

Rexhep Aliaj është skenograf dhe piktor i disa prej filmave më të njohur të kinemasë shqiptare.

Ai është një nga artistët shqiptarë, që u largua nga Shqipëria në kapërxyell  të ndryshimit ekonomik, politik dhe social të viteve ’90.

Rexhep Aliaj njihet si modernisti i viteve ’60 megjithëse ka lënë pas vepra të disa stileve. Pak kohë më parë i ndjeri hapi në Tiranë një ekspozitë vetjake me rreth 50 vepra që u pritën me shumë interes nga mjedisi artdashës i kryeqytetit.

o.p. / dita

 

January 13, 2021 11:05

Njoftim

Njoftim

Njoftim