Tjetër përplasje, qëllohet me armë në lokalin e simpatizantit të LSI-së në Kukës

June 25, 2017 16:28

Tjetër përplasje, qëllohet me armë në lokalin e simpatizantit të LSI-së në Kukës

 

Një tjetër incident me të shtëna me armë zjarri është regjistruar sot.

Rasti në fjalë vjen nga fshati Novosej i Kukësit, ku një person i paidentifikuar ka qëlluar më armë zjarri pas një konfrontimi me klientët e një lokali.

Lajmi konfirmohet edhe nga burimet e policisë për “BW”.

Mësohet se incidenti ka ndodhur në ambientet e lokalit të shtetasit Dashamir Tocilla, përkrahës i LSI-së.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga të shtënat me armë zjarri.

Policia është nisur në vendin e ngjarjes për sqarimin e situatës.

June 25, 2017 16:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim