Tjetër reagim nga Greqia: Rama të tregojë gjakftohtësi, “Bularati” do shkojë në Bruksel

October 30, 2018 11:07

Tjetër reagim nga Greqia: Rama të tregojë gjakftohtësi, “Bularati” do shkojë në Bruksel

Një tjetër reagim ka ardhur nga Greqia pas vrasjes së minoritarit grek, shtetasit shqiptar Konstandinos Kaçifas.

Kësaj radhe është kryetari i grupit parlamentar të Koalicionit Demokratik të Partive të Majta, ish-ministri Andreas Loverdos i cili ‘kërcënon’ se do e çojnë çështjen deri në Bruksel.

Në një reagim të publikuar sot nga mediat greke, Loverdos i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të tregojë gjakftohtësi. Ai thotë se duhet të ndiqet rruga diplomatike dhe përmes Brukselit.

“Edi Rama të tregojë gjakftohtësi, ne të tregojmë seriozitet dhe kujdes të jashtëzakonshëm për çështjen. Të ndjekim rrugën diplomatike, ndoshta dhe përmes Brukselit. Duhet të sigurohemi se nuk do ketë pasoja tek njerëzit, tek minoritarët çdo deklarate apo qëndrim”, ka thënë Loverdos.

Konstadinons Kaçifas, shtetas shqiptar me kombësi greke u qëllua nga forcat speciale të policisë shqiptare pasi hapi zjarr ndaj tyre duke tentuar t’i vriste. Me gjithë thirrjet e policisë, Kaçifas nuk u dorëzuar por me një automatik qëllonte vazhdimisht në drejtim të forcave të policisë deri sa u neutralizua.

l.h/ dita

October 30, 2018 11:07
Komento

7 Komente

  1. Janullatos arxidoglyftis October 30, 12:59

    Te gjatin me tre gunga kini per te mare edhe ne Bruksel !

    Reply to this comment
  2. kasem gahinji October 30, 14:36

    cojeni ne buksel.tu njohi edhe europa si perrahs te terrorizmit.

    Reply to this comment
  3. Arben October 30, 16:06

    Leshoni komentet portal I pjerdhur.

    Reply to this comment
  4. Aleksander Thana October 30, 17:53

    Ne Bruksel duhet cuar ceshtja shqiptare, qe eshte e shumfishte ne Greqi. Duke ndenjur pasive ne politiken e diplomacine me greket, vec sulme do te kemi prej tyre.

    Reply to this comment
  5. MH October 30, 18:23

    Mendimi ma i drejte dhe absolut i gjykimit me drejtesi.
    Do gezohesha shume sikur Brukseli ti urdheroj greket te terheqin varrezat nga Shqiperia qe te gjejne qetesi dhe miqesi dy palet kufitare.

    Reply to this comment
  6. MH October 30, 18:27

    Duken se jane debila edhe keto politikanet grek,ja shembulli:
    reagim ka ardhur nga Greqia pas vrasjes së minoritarit grek, shtetasit shqiptar Konstandinos Kaçifas.
    vrejtja.Jo shtetas shqipetar.Por shtetas Epirot grek.
    Nese prano termin shtetas shqiptare.Te lutem mos fut hundet ne qeshtje te brendeshme me shtetasit shqiptare.

    Reply to this comment
  7. lexuesi i DITES October 30, 20:01

    Sipas ketij ”pulatikani” do te shkoje ne Bruksel ceshtja ”Bularati” dhe sic nenkuptohet, ne Bruksel do te mbrohet terroristi dhe do te ndeshkohet Rama, dmth Policia e Shtetit.
    Kjo eshte me shume se cmenduri. Terroristi merret ne mbrojtje, Greqia kerkon llogari per shtetasin shqiptar, mbeshtetes dhe opozitare shqiptare aktual ne te njejten linje. Te gjithe keta i thone ”jo” ligjit te perdorimit te armes! Jetojme ne nje kohe, kur duhet te degjojme te cmendurit, te currufjepsurit, idiotet dhe te semuret psikike, dhe te drejtohemi prej tyre, sepse keshtu Evropa (dhe Shqiperia natyrisht) shkon ”perpara”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*