VIDEO / Tjetër sulm në Gjermani, prangoset autori

July 24, 2016 18:35

VIDEO / Tjetër sulm në Gjermani, prangoset autori

Gjermania është tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë. Një grua është vrarë me hanxhar dhe një dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një person jashtë një dyqani në Shtutgart.

Policia ka arritur të arrestojë autorin e ngjarjes së rëndë në qytetin e vogël të Reutlingen në jug-perëndim të vendit.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se ngjarja ka ndodhur jashtë një dyqani, ku ka pasur shumë persona të pranishëm, të cilët më pas janë larguar me shpejtësi të tmerruar.

Policia ka konfirmuar se autori ishte një refugjat sirian, por nuk e ka publikuar ende emrin e tij. Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.

Kjo ngjarje vjen pak ditë pas masakrës së Mynihut, ku një 18-vjeçar me origjinë iraniane vrau 9 persona dhe plagosi disa të tjerë. Mes viktimave të Mynihut ishin edhe tre të rinj nga Kosova.

 

 

 

gjermani-3_1469377082-3749230

July 24, 2016 18:35
Komento

2 Komente

  1. perkthyesi July 24, 18:40

    Me siguri do te jete nga vendet e lindjes! Keta primitive u kane lene nje njolle shume te madhe turpi, qe veshtire tu hiqet ndonjehere vendit nga kane ardhur!

    Reply to this comment
  2. XXXL July 25, 01:54

    Te tilla vrasje do te behen te rendomta nga emigrantet plehra qe u ka hapur dyert Merkel dhe BE.
    Gjermanet duhet te shporrim Merkelin e pastaj te merren me debimin e emigranteve e t’u mbyllin PORTAT, ky eshte globalizmi i trumpetuar si fitore e Perendimit.
    Nuk kane kujt ti ankohen, ja kane bere vete vetes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*